Ç’është vlerësimi mjedisor
Vlerësimi mjedisor në një kuptim të gjërë përcakton vlerësimin e përbërjes dhe të kushteve të mjedisit biofizik dhe të mjedisit njërzor ose jo-njërzor. Karakterizimi i gjëndjes dhe i tendencave mjedisore (duke u nisur nga të dhënat retrospektive dhe eventualisht prespektive), kalkulimi ose vlerësimi i presioneve antropike të bërë në mjedis, pasojat ose modelet e menaxhimit prej njëriut janë aspektet kryesore të vlerësimit mjedisor
Vlerësimi mjedisor është gjithmon i tipit trashëgimor, por ai mund të bëhet mbi një vend ose një burim natyror të veçantë. Një qasje natyraliste duhet të jetë e kontekstualizuar, domethënë, të jetë e vendosur në kontekstin e saj hapësinor, kohor dhe të ekopejsazhit.
Kur vlerësimi duhet të vazhdoj në kohë, flitet për një “biombikqyrje” ose “biomonitorim”, që përgjithësisht përfshin mbikqyrjen e biodiversitetit. Kjo është etapa e parë e një studimi të impaktit, por ajo mund të ribëhet pas realizimit të projektit për të verifikuar nëse masat mbrojtëse ose ato kompensuese kanë patur rezultatet e duhura.
Në Shqipëri vleresimi mjedisor rregullohet me ligj të veçantë. Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit, përmes parandalimit, minimizimit dhe kompensimit të dëmeve në mjedis, nga projekte të propozuara që përpara miratimit të tyre për zhvillim, si dhe të garantoj një proces të hapur vendimmarrjeje, gjatë identifikimit, përshkrimit dhe vlerësimit të ndikimeve negative në mjedis, në mënyrën dhe kohën e duhur; si dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në të.