Çfarë është Qeverisja e mirë?

Me preardhje nga teoria mikro-ekonomike dhe shkenca administrative anglo-saksone (New Public Management), nocioni i “qeverisjes së mirë” është përhapur në vitet 1990 nga Banka Botërore si kusht i nevojshëm i politikave të zhvillimit. Për Bankën Botërore, qeverisja përfshin normat, traditat dhe institucionet përmes të cilave një vend ushtron autoritetin e tij mbi të mirën e përbashkët në optikën e zhvillimit. Qeverisja e mirë përfshin gjithashtu kapacitetin e qeverisë për të menaxhuar me efikasitet burimet e veta dhe për të zbatuar politika të përshtatëshme, si dhe ekzistencën e një kontrolli demokratik mbi agjentët e ngarkuar nga autoriteti. Për Bankën Botërore qeverisja e mirë është “mënyra se si pushteti ushtrohet në menxhimin e burimeve ekonomike dhe sociale të një vendi në zhvillim”. Qeverisja, sipas IT Governance Institute, ka “për qëllim të japi orjentimin strategjik, të siguroj që objektivat janë arritur dhe që rreziqet janë menaxhuar si duhet dhe që burimet janë përdorur në mënyrë të përgjegjshme”. Ajo kujdeset me prioritet të respektojë interesat e atyre “që kanë të drejta” (qytetarët, pushtetet publike, aksionerët, etj) dhe të bëj që zërat e tyre të dëgjohen në drejtimin e punëv

Pra, qeverisja e mirë është e lidhur me funksionimin e pushteteve publike, në veçanti të Shtetit. “Mënyra e ushtrimit të pushtetit” duhet të respektoj këto parime:

-Transparenca (transparency), që nënkupton lirinë e aksesit në dokumentacionin administrativ, lirinë e informacionit, garancinë e një drejtësie administrative si dhe motivimin e vendimeve të marra.

-Përgjegjshmëria (accountability), që nënkupton përgjegjësinë e vendimmarrësve, kontrollet mbi administratën, kontrollin mbi tregjet publike, administrimin e parave publike, etj.

- Pjesmarrja (empowerment), që nënkupton dhënien e mundësive të të gjithë aktorëve të marrin pjesë në procesin e zhvillimit.

Në shoqëritë perëndimore të rregulluara nga demokracia liberale, qeverisja i referohet ndërveprimeve midis Shtetit, trupave politike dhe shoqërisë, duke përfshirë këtu edhe sistemet e lobimit dhe koalicionet e aktorëve publik dhe privat. Qeverisja e mirë synon të bëj veprimin publik më efikas dhe më të afërt për të mirën publike dhe interesin e përgjithshëm, si dhe më legjitim. Ajo synon t’i bëj shoqëritë më lehtë të qeverisshme dhe në mënyrë më të ekulibruar, në mënyrë që ato të mos mbishfrytëzojnë burimet e veta dhe që të jenë të afta t’i ripërtërijnë ato.

Komisioni evropian ka rregjistruar nocionin e vet të qeverisjes në Librin e bardhë të qeverisjes evropiane. Kështu, shprehja qeverisja evropiane   përcakton rregullat, proceset dhe sjelljet që influencojnë mbi ushtrimin e pushteteve në nivel evropian, veçanërisht në pikëpamjen e hapjes, të pjesmarrjes, të përgjegjësisë, të efikasitetit dhe të koherencës. Këto pesë “parime të qeverisjes së mirë” forcojnë ato të subsidiaritetit dhe të proporcionalitetit. Ky përcaktim futur edhe në Traktatin e Lisbonës.

Kritikuesit e “qeverisjes së mirë” e shohin atë si një ideologji të mosangazhimit të Shtetit-Social, madje nje teori të dekompozimit të Shtetit, e cila ka fillua  të veproj qysh prej kthesës neoliberale të viteve 1980. Ata denoncojnë abandonimin e termit “qeveri” dhe përdorimin e termit “qeverisje”, duke spjeguar se është fjala për një demolim të pushtetit vendimmarrës të Shtetit, si garant i sovranitetit popullor, duke e zëvëndësuar prej demokracisë pjesmarrëse, që nuk ka asnjë atribut realisht politik. Sipas tyre “rrëshqitja prej qeverisë (gouvernement) në qeverisje (gouvernance) tregon që kalohet nga një civilizim i sovranitetit popullor të mishëruar në kushtetutat republikane, garant i interesit të përgjithshëm, në një shoqëri pragmatiste, partikulariste dhe utilitariste, garante e interesave ekonomike të veçanta, në të cilën nocioni i të mirës së përbashkët nuk ka më vend.

 Në këtë debat teorik mjaft intensiv të viteve të fundit janë dhënë mjaft formulime të tjera të “qeverisjes së mirë” që marrin më mirë parasysh legjitimitetin apo legalitetin e qeverisjes së mirë. Mund të thuhet se një situatë është legjitime kur ajo pranohet prej atyre që i nënshtrohen pasojave të saj. Ligji nuk mjafton të prodhoj këtë legjitimitet. Edhe respekti formal i demokracisë (zgjedhjet) nuk garantojnë legjitimitetin e ligjit. Duhet t’u kthehemi themeleve të “të jetuarit së bashku”. Nëse mënyra e qeverisjes së mirë nuk mund të përcaktohet si një tërësi rregullash, por si një proces, ushtrimi i qeverisjes, funksioni i saj, është të prodhoj rregulla (juridike ose jo), të krijoj rregullime publike në shoqëri.

image_pdfimage_print

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Si mund të qeveriset një vend që ka 246 lloj djathrash?
    - Charles De Gaulle
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan