Kuptimi i demokracisë
Fjala ”demokraci” ka kuptimin e gjërave të ndryshme për persona të ndryshëm. Në fakt, ekziston shumëllojshmëri opinionesh mbi kuptimin dhe përmbajtjen e demokracisë, si dhe për kushtet e realizimit të saj, që ndryshojnë në varësi të optikës filozofike, ideologjike, politike, kulturore, sociale dhe ekonomike. Kjo shumëllojshmëri perceptimesh përfshin nga ato të planit konceptual deri në mjetet praktike të zbatimit.
Në planin konceptual teoricienët bashkëkohorë mbështeten mbi tre paradigma themelore. Këto janë: (i) universaliteti ose relativiteti i demokracisë; (ii) demokracia si një proces ose një kusht; dhe (iii) demokracia si metoda dhe mënyra ose si substancë dhe rezultate substanciale. Historia tregon që të tre paradigmat janë njëherësh të vlefshme.
Studentët, ekspertët dhe militantët konsiderojnë që demokracia është para së gjithash çështje e pushtetit: e përdorimit, ndarjes, kontrollit të pushtetit, ose përgjegjësia e atyre që e ushtrojnë ose kërkojnë t’a ushtrojnë atë. Specialistët e etikës e shohin demokracinë në terma të mjeteve dhe të rezultateve. Ndërkaq, shumica e modernistëve të sotëm mendojnë që demokracia është rezultat i realizmit politik dhe etik: disa nënvizojnë se ajo është një luftë e vazhduar midis mbajtësve të pushtetit dhe atyre që aspirojnë t’a ushtrojnë atë, ose midis sistemeve të pushtetit dhe individualitetit. Megjithëse këto koncepte nuk përjashtohen reciprokisht, ato shprehin opinione filozofike divergjente, që reflektojnë natyrën e njëriut dhe natyrën e shoqërisë. Në të kundërtën, filozofët e kohrave të mëparshme ia atribojnë sovranitetit të popullit, duke arësyetuar që ai ka të drejtën të krijojë dhe të rrëzoj një qeveri, sepse qeverisja është, siç ka thënë Abraham Lincoln, “prej popullit, për popullin”.
Mendimtarët politikë të kohës janë shumë më pak ideologjik dhe shumë më pragmatikë se pararendësit e tyre të shekullit të kaluar. Kjo është arësyeja për të cilën modernistët e shohin demokracinë si një proçes që bazohet në disa parime, duke pranuar që ekzistenca vetëm e një proçesi formal nuk përbën një garanci të mjaftueshme për realizimin e një qeverisje demokratike. Kjo përqasje krijon një tjetër paradigmë: demokracia është një mënyrë nëpërmjet të cilës shumica ia delegon autoritetin atij ose atyre që duan të ushtrojnë disa pushtete (të përcaktuara ose të kufizuara, ose të papërcaktuara ose të pakufizuara) për të, mbi bazën e këtij delegimi të autoritetit, ose ajo është një sërë proçesesh ndërveprues, në të cilat mekanizmat e frenave dhe të kundërpeshave riekuilibrojnë ose barazojnë vazhdimisht ose periodikisht masat e pushtetit midis qeveritarëve dhe të qeverisurve. Të flasësh për atributin e pushteteve, për frenat dhe kundërpeshat, për mekanizmat e kontrollit dhe të kërkesës presupozon një zgjedhje në insitucionet publike, domethënë, tre degët e qeverisjes: legjilsativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Është në këtë kontekst debati i shfaqur mbi konstitucionalizmin dhe që shtrohet çështja të dimë nëse konstitucionalizmi është bërë ekuivalenti i sotëm i “kontratës sociale”.
Mbartësit e opinioneve të ndryshëm mbi demokracinë nuk janë gjithmonë të qartë ose lehtësisht të identifikueshëm. Argumentet e avancuara të tyre nuk janë gjithmonë koherente ose logjike. Kjo është evidentë në litëraturën e mendimit politik të kohës dhe sidomos në debatin publik mbi demokracinë. Njëra prej arsyeve të këtij konfuzioni intelektual dhe politik vjen prej faktit që fjala demokraci shpesh përdoret në kontekste të ndryshme që i përkasin tre koncepteve të ndryshëm. Këto janë:
Demokracia si proçes, përfshirë këtu mekanizmat, proçedurat dhe formalitetet, prej organizimit politik deri në zgjedhjet.
Demokracia si një kusht ose gjendje, që përfshin gjithçka që kërkohet për një shoqëri të dhënë dhe për rregjimin e saj politik, përfshirë proçeset e demokracisë dhe gjithashtu rezultatet demokratike.
Demokracia si një rezultat, që përfshin efektet e politikave dhe praktikave, që përgjithësisht janë pranuar prej të qeverisurve. Ky rezultat mund të jetë ose jo frut i një kushti ose një gjëndjeje, dhe mundet gjithashtu mundet të jetë ose jo produkt i proçeseve demokratike.
Këto tre koncepte nuk përjashtohen reciprokisht dhe nuk janë kontradiktore; përkundrazi, ato ndodhen në të njëjtin plan. Është megjithatë e rëndësishme të bëjmë dallimin sepse, në një farë mënyre, ato përfaqësojnë tre nivele ose tre stade të demokracisë. Cili do që të jetë kuptimi dhe përmbajtja e dhënë në fjalën demokraci, ajo që e dallon në mënyrë të rëndësishme prej sistemeve të tjera të qeverisjes, është e drejta që populli të marrë pjesë në menaxhimin e punëve publike, dhe legjitimiteti dhe legjitimimi i qeverisjes dhe praktikave të qeverisjes. Deklarata e Vienës mbi të drejtat e njëriut afirmon që “Demokracia është e bazuar në vullnetin, lirisht të shprehur, të popullit, që përcakton sistemin politik, ekonomik, social dhe kulturor që do të jetë i tij dhe mbi pjesmarrjen e tij të plotë në të gjitha aspektet e jetës së shoqërisë. Megjithatë të marrësh në konsideratë këto pohime vetëm në dritën e eksperiencave kulturore dhe socio-politike të perëndimit, do të ishte një gabim. Siç ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Boutros-Ghali, në raportin e tij të 1995 në Asamblenë e përgjithshme, “demokracia nuk është një model që do të duhej të kopjohej, por një objektiv që duhet të arrihet prej të gjithë popujve dhe të asimilohet prej të gjitha kulturave. Ajo mund të marri forma të shumta, sipas karakteristikave të veçanta dhe historisë së çdo shoqërie.”
Një term i përafërt, demokratizim, është çfaqur kohët e fundit në debatin mbi demokracinë. Ai përdoret nganjëherë për proceset e demokracisë, nganjëherë për “stadin e tranzicionit” të qeverisjes, që heq dorë nga praktikat jodemokratike në favor të formave të reja të ndarjes së pushtetit, të praktikave të qeverisjes dhe të përgjegjësisë kundrejt publikut në rregjimet e reja. Në të dy rastet, fjala demokratizim përshkruan një proces dhe përfaqëson pra një sërë ndryshimesh. Si rrjedhim, përmbajtja e demokratizimit është detyrimisht relative dhe kontekstuale, veçanërisht për sa i përket përgjegjësisë për abuzimet e rregjimeve të mëparshme. Në vendet në tranzicion, demokratizimi mbulon gjithashtu shoqëritë e vendeve më pak të zhvilluara, prioriteti i të cilave është njëkohësisht zhvillimi ekonomik dhe demokracia. Por, kur këto dy objektiva nuk janë të papajtueshme, është në fakt shumë e vështirë t’i realizosh së bashku.