Sigurimet shoqërore

» Pensionet e pleqërisë 2013

Pensioni i pleqërisë në Republikën e Shqipërisë është një e ardhur e përfitueshme nga ata persona që kanë plotësuar periudhën e sigurimit dhe janë përkatësisht në moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Gjatë vitit 2013 kanë përfituar pensione pleqërie 160 980 meshkuj dhe 150 402 femra. Pra gjithsej 311 382 përfitues. Në periudhën 1998-2013 numri […]

» Sigurimet shoqërore në Shqipëri

Sigurimet shoqërore në Shqipëri mbrojnë në mënyrë të detyrueshme gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë, në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e barrëlindjes, pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes. Sigurimet shoqërore, gjithashtu, i japin mbrojtje të detyrueshme gjithë personave të punësuar në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e paaftësisë […]

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi