Departamenti i Administratës Publike dhe Komisioni i Shërbimit Civil

Departamenti i Administratës Publike është krijuar me Vendimin nr. 443, datë 05.09.1994, të Këshillit të Ministrave dhe funksionon në kuadër të strukturës së Ministrisë së Brendshme në varësi direkte të Ministrit të Brendshëm.

Departamenti i Administratës Publike ka për mision zhvillimin dhe implementimin e reformës në shërbimin civil. Në zbatim të misionit të tij Departamenti i Administratës Publike kryen këto funksione kryesore:

– menaxhon shërbimin civil në të gjitha institucionet e administratës qëndrore;

– udhëheq dhe implementon reformën funksionale dhe strukturore në institucionet e administratës publike;

– harton dhe implementon reformën në fushën e pagave;

– koordinon reformën për zbatimin e teknologjive të informacionit në fushën e e-government.

Departamenti i Administratës Publike ofron një sërë shërbimesh për publikun si zhvillimin e procedures së pranimit në shërbimin civil, përcaktimin e pagës referuese në rastet e përfitimit të pensioneve suplementare, organizimin e praktikave të punës për studentët dhe jep informacione për ecurinë e reformës në administratën publike në përgjithësi.

Komisioni i Shërbimit Civil është një institucion i pavarur, i ngarkuar me mbikqyrjen e menaxhimit të shërbimit civil në të gjitha institucionet që përfshihen në fushën e veprimit të përkatës. Ai është organi administrativ që zgjidh ankimet ndaj vendimeve lidhur me nëpunësin civil. Komisioni i Shërbimit Civil raporton para Kuvendit në fund të çdo viti dhe sa herë që i kërkohet rreth veprimtarisë së tij. Rregullorja e brëndshme e funksionimit të Komisionit të Shërbimit Civil miratohet nga Kuvendi.

Komisioni Shërbimit Civil përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen nga Kuvendi me propozim: dy nga Këshilli i Ministrave, një nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dy nga mbledhja e përfaqësuesve të pushtetit vendor.  Anëtarët e Komisionit të Shërbimit Civil gëzojnë imunitetin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi