ADMINISTRATA PUBLIKE

» Çfarë është funksioni administrativ?

Tek Institucionet Publike u shtrua pyetja: “Cilat janë funksionet e shtetit?” Kurse tani vijmë tek pyetja tjetër: Çfarë është funksioni administrativ? Funksioni  administrativ i përket një prej pushteteve të Shtetit, atij ekzekutiv, dhe brënda tij i përket administratës publike. Përjashtimisht, funksione administrative mund kryejnë edhe organe të pushteteve të tjera të shtetit. Në brëndësi të administratës publike funksioni […]

» Sektori publik dhe Shërbimi publik

Nuk ekziston përkufizim juridik preçiz i nocionit të sektorit publik. Megjithatë mundet të përcaktohet si sektori që grupon të gjitha aktivitetet ekonomike dhe sociale që janë në ngarkim të administratës, ndërmarrjet publike dhe organizmat publike të sigurimeve shoqërore. Pra, sektori publik përfshin tre përbërës: – administratat, që marrin në ngarkim aktivitetet me interes të përgjithshëm; […]

» Ç’është e Drejta Administrative?

E drejta administrative është një degë e së drejtës publike. E drejta publike formohet nga tërësia e normave juridike me anë të të cilave realizohen detyrat dhe kompetencat e tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në të drejtën publike bëjnë pjesë degët e së drejtës:  kushtetuese, administrative, financiare, penale, si dhe të drejtat e njëriut. E […]

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi