Shqipëria zgjodhi Presidentin e nëntë prej 1991

Shqipëria zgjodhi Presidentin e nëntë prej 1991.

Një president është zgjedhur me dy mandate, por nuk e ka konsumuar mandatin e dytë, një ka dhënë dorëheqje gjatë mandatit të parë, ndërkohë që të gjithë presidentët e tjerë kanë pasur një mandat parlamentar.

Tabela e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike dhe që publikohet nga JavaNews.al tregon se mbështetja parlamentare ka vijuar të jetë në rënie prej 2002, kur është zgjedhur presidenti i fundit konsensual, dhe sidomos pas 2008 kur u ndryshua Kushtetuta.

Ndërkohë që presidenti aktual është zgjedhur me 56% të votave, i dyti me kuotën më të ulët mbështetëse pas Presidentit të zgjedhur në vitin 2012.

Dy gjetje me rëndësi nga database:

 Mbështetja parlamentare reflekton kryesisht raportet politike të momentit në parlament, jo raportet e të gjithë parlamentit me kandidatin për President. Votat kontestuese kryesisht lidhen me mosmarrëveshjet politike midis palëve dhe nga pritshmëria politike ndaj procesit & presidentit.

 Nuk janë shifrat e legjitimitetit dhe as përqindja e mbështetjes parlamentare ato që përcaktojnë suksesin apo dështimin e një Presidenti. Është vetë Presidenti që shkruan historinë e tij. Sondazhet e shumta kanë një të përbashkët se Presidenti me kuotat më të larta mbështetëse ishte ai i zgjedhur më 2002, ndërkohë që në tabelë ka presidentë me mbështetje të lartë parlamentare, por me një bilanc kritik në perceptimin publik dhe memorien institucionale.

 

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi