INSTITUCIONET PUBLIKE

» Çfarë janë Institucionet?

  Fjala institucion (institutum in.), rrjedh prej latinishtes instituo (krijoj, formoj). Zakonisht, sidomos në këtë web, fjala institucion  ka kuptimin politik dhe atë juridik, por shpesh ajo ka edhe kuptime të tjera, sidomos fetar, ekonomik, sociologjik, filozofik apo akademik. Në kuptimin politik, fjala institucion përcakton tërësinë e strukturave politike që rezultojnë prej sistemit politik dhe që funksionojnë sipas Kushtetutës, ligjeve, rregulloreve […]

» Çfarë është Kushtetuta?

Kushtetuta është, në kuptimin e gjerë të fjalës, një grup rregullash që kërkon të vendosë detyrimet, pushtetet dhe funksionet e institucioneve të ndryshme shtetërore, të rregullojë marrëdhëniet midis tyre dhe të përcaktojë marrëdhëniet midis shtetit dhe individit. Ekuilibri midis rregullave ndryshon nga një sistem në tjetrin. Epoka e kushtetutave fillon me hartimin e kushtetutave të […]

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi