Institucionet ekonomike
Në një vend, mund të ekzistojnë shumë tipe të institucioneve ekonomike: institucionet e krijimit të tregut (për shëmbull, institucionet e së drejtës së pronës), institucionet e regullimit të tregut (për shëmbull, organizmat e regullimit), institucionet e stabilizimit të tregut (për shëmbull, institucionet monetare dhe buxhetore) dhe institucionet e legjitimimit të tregut (për shëmbull, institucionet e mbrojtjes dhe të sigurimeve shoqërore). Këto vitet e fundit, institucionet e së drejtës së pronës dhe institucionet e regullimit janë ato që kanë tërhequr më shumë vëmëndjen e ekonomistëve në studimet e tyre. Duhet gjithashtu të dallojmë institucionet e politikave ekonomike, të cilat janë instrumenta të përcaktuara nga qeveria për realizimin e objektivave të interesit publik. Zgjedhja e politikave ekonomike varet prej institucioneve që ekzistojnë në një vend. Në rregjimet diktatoriale, kjo zgjedhje varet prej një individi të vetëm, përgjithësisht shefi i ekzekutivit; ky nuk është rasti në rregjimet demokratike. Shënojmë që politikat ekonomike ndryshojnë shumë shpejt në krahasim me institucionet. Kështu në një vend politika buxhetore ose e taksave mund të ndryshojnë nga një vit në tjetrin, ndërsa institucionet që bëjnë përcaktimin e këtyre politikave qëndrojnë në kohë.