Funksionet regaliane të Shtetit
Etimologjia e termit regalian vjen prej latinishtes regalis, që do të thotë i mbretit, që i përket mbretit. Si mbiemër ai përcakton atë që lidhet me sovranitetin, kompetencë eskluzive e Shtetit. Ai përdoret gjithashtu si mbiemër në shprehjet “funksionet regaliane”, “të drejtat regaliane”, “pushtetet regaliane”.
Quhen funksione ose të drejta regaliane ato që i përkasin eskluzivisht mbretit, sovranit ose Shtetit dhe që nuk mund të bëhen objekt i delegimit. Konstitucionalistët quajnë “funksione regaliane të Shtetit” funksionet e mëdha të Shtetit, që bazojnë edhe vetë ekzistencën e Shtetit. Prej analizës së konceptit të sovranitetit lindin funksionet regaliane.
Lista e të drejtave regaliane mund të ndryshojë sipas sistemeve ose rrymave të mendimit politik:
- Bërja e ligjeve,
- Emetimi i monedhës (prej Bankës Qëndrore),
- Ngritja e ushtrisë, shpallja e luftës, nënshkrimi i paqes,
- Sigurimi i doganave
- Mbledhja e taksave,
- Bërja e drejtësisë,
- Dhënia e faljeve,
- Realizimi i infrastrukturës publike, etj
Nocioni i “sigurisë” është në qëndër të prerogativave të funksioneve regaliane, funksioni i parë i Shtetit, që garanton kushtet e jetës në shoqëri.
Liberalët kanë një vision më kufizues të funksioneve regaliane të Shtetit:
- Siguria e jashtëme (diplomacia dhe mbrojtja e territorit),
- Siguria e brëndëshme dhe mbajtja e rendit publik,
- Përcaktimi i së drejtës dhe drejtësia,
- Sovraniteti ekonomik dhe financiar (emetimi i monedhës)
Zakonisht ministri regaliane konsiderohen ministria e Mbrojtjes, e Punëve të Jashtëme, e Drejtësisë, e Financave dhe ajo e Brëndëshme.
Vendet e BE që përdorin monedhën euro të drejtën e emetimit të monedhës dhe të rentës së emetimit e kanë transferuar tek Banka Qëndrore Europiane në përputhje me nenin 104 të Traktatit të Maastricht dhe nenin 123 të Traktatit të Lisbonës