Kush i nënshtrohet vetingut?
Kush i nënshtrohet vetingut?
Sipas ligjit të vetingut, janë subjekte të rivlerësimit, pra që i nënshtrohen procesit të vetingut, personat e mëposhtëm:
- Të gjithë gjyqtarë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë
- Të gjithë prokurorët duke përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm
- Kryeinspektori si dhe të gjithë inspektorët e tjerë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë
- Të gjithë këshilltarët ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme
- ish-gjyqtarët, ish-prokurorët, ish-këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, në rast se paraqesin kërkesë për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit