Organet e Vetingut dhe Antikorrupsionit

» Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Tre janë objektet e gjykimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit: Objekti i vlerësimit të pasurisë është deklarimi dhe kontrolli i pasurive, i ligjshmërisë së burimit të krijimit të tyre, i përmbushjes së detyrimeve financiare, përfshirë interesat privatë për subjektin e rivlerësimit dhe për personat e lidhur të tij. Objekti i kontrollit të figurës është […]

» Byroja Kombëtare e Hetimit

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtori, Zëvendësdrejtori dhe hetuesit e  Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Drejtori mbikëqyret nga një […]

» Prokuroria e Posaçme

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me […]

» Gjykatat e posaçme

Gjykatat e posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit gjykojnë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të […]

» Vëzhgues ndërkombëtarë

“Vëzhgues ndërkombëtarë” janë personat e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe të njoftuar, në përputhje me nenin B të Aneksit të Kushtetutës. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Mandati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar […]

» Si zgjidhen organet e vetingut?

  Cila është procedura për aplikimet për formimin e komisionit dhe kolegjit të apelimit? Presidenti i Republikës shpall menjëherë thirrjen për të gjitha pozicionet në faqen zyrtare të internetit, si dhe në dy gazeta me tirazhin më të lartë në vend. Kandidatët paraqesin kërkesat të shoqëruara nga dokumentacioni përkatës brenda 15 ditëve. Brenda shtatë ditëve […]

» Kur do të fillojë procesi i vetingut në Shqipëri?

Kur do të fillojë procesi i vetingut në Shqipëri? Ligji i vetingut ishte ligji i parë që u miratua nga Kuvendi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të cilat hapën rrugën për zbatimin e reformës në drejtësi. Ligji hyri në fuqi me datë 7 tetor 2016, megjithatë zbatimi i ligjit u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me […]

» Cila është procedura që ndiqet për vetingun?

  Cila është procedura që ndiqet për vetingun? Anëtarët e Komisionit si dhe vëzhguesit ndërkombëtar hetojnë çdo fakt dhe vlerëson çdo rrethanë të nevojshme për procedurën e rivlerësimit, mbledhin prova nëpërmjet vetëdeklarimeve të subjekteve që i nënshtrohen vetingut, të marrë dokumente të tjera shkresore, sipas formave të parashikuara në ligj ose dokumenteve të marra nëpërmjet […]

» Kush e kryen vetingun?

  Kush e kryen vetingun? Procesi i vetingut kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publik në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtar. Komisioni organizohet në 4 trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short, ndërkohë që Kolegji i Apelimit gjykon në trupa gjykuese të përbërë […]

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan