Kur do të fillojë procesi i vetingut në Shqipëri?

Kur do të fillojë procesi i vetingut në Shqipëri?

Ligji i vetingut ishte ligji i parë që u miratua nga Kuvendi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të cilat hapën rrugën për zbatimin e reformës në drejtësi. Ligji hyri në fuqi me datë 7 tetor 2016, megjithatë zbatimi i ligjit u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me 25 tetor 2016. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kushtetuta i jep të drejtën të paktën një të pestën e anëtarëve të Kuvendit që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi deklarimin e ligjit të vetingut si në kundërshtim me kushtetutën dhe, gjatë periudhës që gjykata duhet të shqyrtonte kërkesën dhe të merrte një vendim përfundimtar, pezullimin e zbatimit të ligjit. Siç u përmend më sipër, me 25 tetor 2016 Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë zbatimin e ligjit. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese i kërkoi Komisionit të Venecias një opinion mbi përputhshmërinë e ligjit të vetingut me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Komisioni i Venecias u shpreh që ligji i vetingut është në pajtueshmëri me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Megjithatë, vendimin përfundimtar mbi pajtueshmërinë ose jo të këtij ligji me Kushtetutën e dha Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor 2016 duke i hapur rrugë zbatimit të procesit të vetingut.

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan