Sigurimet Shoqërore
Sigurimet shoqërore, nëngrup i mbrojtjes sociale, është një sistem që siguron një minimum burimesh si dhe akses në nevojat elementare (edukimi, uji, ushqimi, higjena) për çdo qytetar jashtë katastrofave, luftrave ose katastrofave ( që i përkasin shërbimeve të sigurisë civile). Sigurimet shoqërore bëjnë pjesë në politikat sociale, të cilat janë të përfshira në politikat publike. Administratat e sigurimeve shoqërore janë organizma të së drejtës private, të ngarkuara të kryejnë një mision të shëerbimit publik.
Format më të hershme të sigurimeve shoqërore gjënden në Gjermani në qeverisjen e Bismarck dhe në Francë në fund të shekullit të IX. Në 1945 monopoli i sigurimeve shoqërore është vendosur në pothuaj të gjithë Europën.
Përgjithësisht modeli bismarkian i sigurimeve shoqërore (bashkëmenazhimi i punëdhënësve dhe punëmarrësve, proporcionaliteti i shpërblimeve dhe kuotave të punëmarrësve, shpërblimet sociale kompensojnë një humbje të kapacitetit të fitimit), kundërshtohet prej modelit beveridian të mbrojtjes sociale (menazhimi nga Shteti, financimi nga tatimet, uniformitetit i shpërblimeve, njësia e sistemit, universalitetit i shpërblimeve, që kompensojnë një nevojë jetësore, prej nga nivelet shumë të ulët të tyre).
Sigurimet sociale janë një tërësi dispozitivash dhe institucionesh që kanë për funksion të mbrojnë individët prej pasojave të ngjarjeve ose të situatave të ndryshme, përgjithësisht të cilësuara si “rreziqe sociale”. Nocioni i sigurimeve sociale përfshin dy aspekte:
Në planin funksional, sigurimet shoqërore asistojnë personat kur këta konfrontohen gjatë jetës së tyre me ngjarje të ndryshme ose situata pasojat financiare të të cilave mund të jenë shumë të kushtueshme. Në Francë Kodi i sigurimeve shoqërore përcakton katër degë, që mbulojnë sejcila një tip rreziqesh si dhe mënyrat e mbulimit dhe shpërblimet e parashikuara për kanë të drejtën në lidhje me:
– Dega e sëmundjeve (sëmundjet, materniteti, invaliditeti, vdekja);
– Dega e aksidenteve në punë dhe sëmundjet profesionale;
– Dega e pleqërisë dhe vejërisë (pensioni);
– Dega e familjes (handikapet, banesa)
Në planin institucional, funksionet e sigurimeve shoqërore kryhen prej organizmave të ndryshme, shumica e të cilave janë të së drejtës private. Modelet e sistemeve të sigurimeve shoqërore ndryshojnë nga një vend në tjetrin.