Ndryshimet historike të politikave publike
Shteti historikisht është ndërtuar nëpërmjet prodhimit të politikave publike: ai progresivisht ka pasuruar fushat e tij të veprimit duke marrë pamje të ndryshme gjatë shekujve. Dallohen shumë etapa, që u korespondojnë funksioneve të veçanta të Shtetit:
– deri në shekullin e XVIII-të: Shteti kryen kryesisht tre politika publike, që janë ato të Shtetit regalian, domethënë politikat e mbajtjes së rendit, politikat ushtarake dhe politikat fiskale. Veprimi shtetëror është një ndërhyrje direkte, që bëhet nëpërmjet instrumenteve administrativ, si policia, ushtëria, drejtësia, si dhe nëpërmjet prodhimit të rregullave të së drejtës;
– në shekullin e XIX-të: politikat e ndërhyrjes direkte janë në kulmin e tyre dhe formojnë bazën e Shtetit-komb. Politika të tjera afirmohen në fushën e transporteve (hekurudha) dhe të komunikimit (posta, telegrafa), në fushat e edukimit (për të unifikuar kulturën nacionale);
– në fundin e shekullit XIX-të: shfaqen politikat rishpërndarëse, ato formojnë bazën e Shtetit-social. Përgjegjësia perceptohet si kolektive dhe jo më vetëm individuale, vendosen sistemet e sigurimeve kolektive për aksidentet në punë;
– pas luftës së dytë botërore: Shteti bëhet një Shtet prodhues, ai rrit ndërhyrjen në fushën ekonomike për të shpejtuar rindërtimin, zgjeron mbulimin e sistemeve të mbrojtjes shoqërore;
– pas viteve 70′: ndërhyrja e shtetit vihet fortësisht në dyshim, theksi vihet kryesisht në politikat proceduriale. Shteti bëhet një Shtet-regullator, që ndërhyn në mënyrë indirekte, në bashkërendim me aktorë të tjerë, ai nuk bën më çdo gjë vet.
Nëse çdo epokë karakterizohet nga dominimi i një lloj politike publike, duhet megjithatë të theksojmë se në praktikë, shtetet moderne kombinojnë në proporcione të ndryshueshme tipet e ndryshme të politikave.