Paketa Fiskale
Paketa fiskale përbëhet nga ligjet që shërbejnë për vendosjen dhe administrimin e tatimeve dhe taksave. Në legjislacionin shqiptar janë një numër ligjesh që rregullojnë vendosjen dhe administrimin e tatimeve dhe taksave, si për shëmbull:
– Ligji Nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat (i ndryshuar).
– Ligji Nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat” (i ndryshuar)
– Ligji Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore”.
– Ligji Nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”
– Ligji Nr.7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” (i ndryshuar)
– Ligji Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” (i ndryshuar)
Në këtë paketë ligjore përfshihen edhe ligje e akte të tjera nënligjore. Zakonisht e gjithë kjo paketë ligjore ndryshon çdo vit (vitet e fundit edhe disa herë në vit) në përputhje me politikat fiskale të ndjekura nga qeveria. Autoriteti qëndror i autorizuar nga ligji është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në mvartësi të Ministrisë së Financave (www.tatime.gov.al)