Menaxhimi dhe Përgjegjshmëria në Sistemin e Planifikimit të Integruar
Këshilli i Ministrave është institucioni përfundimtar vendim-marrës për propozimet kryesore politike, përfshirë strategjitë kombëtare, sektoriale dhe ndërsektoriale, buxhetin e shtetit dhe të gjitha ligjet për zbatimin e tyre.
Komiteti i Planifikimit Strategjik është një komitet ndërministerial i kryesuar nga Kryeministri që shqyrton dhe miraton prioritetet politike dhe fiskale të qeverisë. Këtu përfshihen:
– përcaktimi i prioriteteve politike dhe drejtimeve strategjike brenda një kuadri të shëndoshë fiskal në fillim të procesit vjetor të planifikimit;
– vendimet për alokimin ndër-sektorial të burimeve (tavanet e përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesem) gjatë një periudhe afatmesme;
– shqyrtimin e draftit të Programit Buxhetor Afatmesem përpara përgatitjes së buxhetit të shtetit;
– shqyrtimin e raporteve periodike të progresit kundrejt angazhimeve të Sistemit të Planifikimit të Integruar.
Një faktor kyç për zbatimin e suksesshëm të Sistemit të Planifikimit të Integruar është prezenca e një ekipi të përbashkët manaxhimi në secilën njësi të qeverisjes së përgjithshme që do të merret me proçeset e planifikimit dhe buxhetimit. Për ta drejtuar këtë proçes, është krijuar Grupi për Menaxhimin Strategjik (GMS), në çdo njësi të qeverisjes së përgjithshme. Grupi për Manaxhimin Strategjik është përgjegjës për manaxhimin, garantimin e cilësisë dhe monitorimin e zbatimit të Sistemit të Planifikimit të Integruar brenda njësisë përkatëse.
Në varësi të çështjeve për diskutim nga Grupi për Manaxhimin Strategjik në momente të ndryshme kohore, zyrtarë të tjerë mund të thërriten në këtë grup. Ky grup mund të krijojë grupe të tjera pune në nivel sektori ose programi për një punë më të fokusuar, për shembull, Ekipet e Manaxhimit të Programeve të përdorura në proçesin e Programit Buxhetor Afatmesëm.
Nëpunësi Autorizues është Kordinatori i Sistemit të Planifikimit të Integruar për njesinë e qeverisjes qendrore. Kordinatori shërben si pika e kontaktit të njësisë së qeverisjes qendrore për Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Kordinimit të Ndihmës së Huaj në Këshillin e Ministrave mbi çështje që lidhen me Sistemin e Planifikimit te Integruar.
Cikli i Sistemit të Planifikimit të Integruar
Siç tregohet në figurën më poshtë, Sistemi i Planifikimit të Integruar është ndërtuar në një mënyrë të përshtatshme që të korespondojë me kërkesat e ciklit të Manaxhimit të Shpenzimeve Publike dhe efektivisht përcakton kohën e aktiviteteve kryesore për ciklin e Manaxhimit të Shpenzimeve Publike në Shqipëri. Në fillim të çdo viti, miratohet një Kalendar i Planifikimit të Integruar që përcakton afatet kryesore për proçeset kryesore politike dhe financiare.
Vendimet kyçe të SPI-së merren nga Komiteti i Planifikimit Strategjik, i kryesuar nga Kryeministri. Cdo vit procesi i SPI-së fillon me përcaktimin e një parashikimi 3-vjeçar makro-ekonomik; përparësitë politike dhe tavanet e ministrive përcaktohen brenda këtij quadri. Grupe këshillimi ekzistojnë për çdo strategji sektoriale; grupe pune sektoriale qeveri-donatorë sigurojnë që ndihma e huaj të jetë në përputhje me përparësitë kombëtare; konferenca të shoqërisë civile mbahen çdo vit për të shqyrtuar progresin. Planet vjetore të Integruara të Ministrive dhe Raportet Vjetore të Rezultateve që paraqesin rezultatet e arritura kundrejt pritshmërive, vihen në dispozicion në Internet në faqet zyrtare të ministrive.