Si organizohet shërbimi statistikor në vendet e BE?

Në vendet e BE organizimi i shërbimit statistikor është mjaft i ngjashëm. Për ilustrim këtu kemi zgjedhur rastin e Francës dhe të vetë BE. Në Francë organizimi dhe funksionimi i shërbimit statistikor, i ndryshuar mjaft kohët e fundit (ndryshimet e bëra në gusht 2008 të ligjit nr.51-711 të 7 qershorit 1951), realizohet nëpërmjet tre institucioneve:

Shërbimi statistikor publik (SSP), përbëhet prej Institutit Nacional të Statistikave dhe të Studimeve Ekonomike (INSEE), prej shërbimeve statistikore të ministrive dhe të institucioneve të tjera, të miratuara nga Autoriteti i statistikave publike. Shërbimi statistikor publik luan rolin kryesor në konceptimin, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave publike. Ai ndërton dhe kalkulon indekset dhe treguesit kryesorë që lejojnë të vlerësohen situata demografike, ekonomike, sociale dhe mjedisore e vendit dhe popullsisë së tij. Ai kryen edhe studimet e nevojshme për interpretimin e rezultateve të nxjerra prej tij. Të gjitha këto publikohen ose vihen në dispozicion të përdoruesve nëpërmjet internetit.

Këshilli kombëtar i informacionit statistikor (CNIS), që siguron paraprakisht bashkëpunimin midis prodhuesve dhe përdoruesve të statistikave publike. Ai funksionon nëpërmjet 7 komisioneve tematike, por mund të ngrej edhe grupe të tjera pune për çështje të caktuara. Këshilli mblidhet të paktën një herë në vit në seancë plenare për të miratuar raportet dhe opinionet e pregatitura nga komisionet tematike. Për pregatitjen e vendimeve të Këshillit kombëtar funksionon një Byro dhe Sekretariati i përgjithshëm, që organizon punën e komisioneve tematike dhe zbaton vendimet e Këshillit.

Këshilli përbëhet prej rreth 40 anëtarësh, me një përbërje që të garantojë një përfaqësim sa më të gjërë dhe të ekuilibruar të mjediseve ekonomike e sociale dhe të institucioneve të ndryshme.

Autoriteti i statistikave publike, që kujdeset në respektimin e parimeve të pavarësisë profesionale, të paanshmërisë, të objektivitetit, të drejtësisë dhe të cilësisë në përpunimin e tij, në mënyrë që statistikat të jenë të besueshme nga përdoruesit dhe shoqëria në tërësi. Ekspertiza e Autoriteti bazohet në Kodin e praktikave të mira të statistikave evropiane. Autoriteti përbëhet nga 9 anëtarë, të emëruar nga organet më të larta të shtetit, si Këshilli i Ministrave, asambleja nacionale, senati, këshilli i shtetit, gjykata e llogarive, etj.

Në këtë mënyrë shërbimi statistikor publik francez është në përputhshmëri me zhvillimet e fundit të qeverisjes statistikore evropiane.

Qeverisja sistemit statistikor evropian (SSE), që është ripërtërirë thellësisht këto vitet e fundit, realizohet nëpërmjet:

Sistemi i statistikave evropiane (SSE), shkurt, statistikat evropiane, përcaktohet nga Rregullorja e statistikave (CE) nr.223/09 e parlamentit evropian dhe e ajo e Këshillit e 11 marsit 2009. SSE është partenariat midis autoritetit të statistikave komunitare, dmth Komisioni (Eurostat) dhe instituteve kombëtare të statistikave (INS), si dhe autoriteteve të tjera kombëtare, përgjegjëse në çdo shtet anëtar për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave evropiane. Shtetet anëtare mbledhin të dhëna dhe përpilojnë statistika për qëllime kombëtare dhe të BE. Sistemi Statistikor Europian  funksionon si një rrjet në të cilin roli i Eurostatit është që të udhëheqë mënyrën e harmonizimit të statistikave në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kombëtare statistikore. Puna e Sistemit Statistikor Europian përqëndrohet kryesisht në fushat e politikave të BE, por, me zgjerimin e politikave të BE, harmonizimi është shtrirë afërsisht në të gjithat fushat e statistikës. Sistemi Statistikor Europian  gjithashtu koordinon punën e saj  me vendet kandidate, dhe në nivelin Europian me shërbimet e tjera të Komisionit, agjensitë, Banka Qëndrore Europiane  dhe organizata ndërkombëtare si OECD,  UN, Fondi Ndërkombëtar Monetar dhe Banka Botërore.

Këshilli konsultativ evropian për qeverisjen statistikore (ESGAB), i krijuar prej rregullores nr.235/2008, përbëhet prej 7 anëtarë, të përcaktuar nga Këshilli dhe parlamenti evropian. Funksionet kryesore të tij janë të garantojë pavarësinë dhe zbatimin e mirë të kodit evropian të praktikave të mira në fushën e statistikave. Në këtë vështrim ai mbështet pavarësinë profesionale dhe integritetin e sistemit statistikor evropian, si dhe cilësinë e statistikave evropiane.

Komiteti Konsultativ evropian i statistikave (ESAC), i krijuar nga rregullorja nr.234/2008, ka 24 anëtarë (12 prej komisionit evropian, 1 përfaqësues i Këshillit, 1 prej parlamentit evropian, 1 prej BCE, etj). Ai konsulton Komisionin për ti dhënë opinionin e tij mbi programin e punës statistikore komunitare. Ai asiston Parlamentin evropian, Këshillin dhe Komisionin duke u kujdesur që nevojat e përdoruesve dhe kostot e suportuara prej furnizuesve dhe prodhuesve të informacioneve, të jenë marrë në konsideratë në koordinimin e objektivave dhe prioriteteve strategjike të politikës së informimit statistikor komunitar. Kjo asistencë mbulon të gjitha fushat statistikore të përligjura për politikën e informacionit statistikor komunitar. Komiteti duhet të kontriboj për një kooperim të ngushtë gjatë procesit të programimit për të përmirësuar qeverisjen e sistemit statistikor evropian dhe në forcimin e cilësisë së statistikave komunitare.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi