Fondi i Sigurimeve Shëndetësore

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është i vetmi institucion publik, autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, duke synuar të sigurojë fleksibilitet në finacimin e shërbimeve shëndetësore, transparencë në administrim dhe besueshmëri maksimale të popullatave, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor. Fondi garanton përfitimet e sigurimeve shëndetësore për popullatën dhe qëndrueshmërinë e skemës së sigurimeve, e cila vepron në bazë të parimit të solidaritetit dhe barazisë. Buxheti i Fondit miratohet si pjesë përbërëse e pandarë e Buxhetit vjetor të Shtetit.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjit nr.10383 datë 24.2.2011, «Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë», i cili hyri në fuqi në muajin mars 2013. Fondi organizohet dhe funksionon në bazë të statutit të Fondit, i cili miratohet nga Këshilli i Ministrave. Fondi organizohet dhe funksionon mbi bazën e Statutit të Fondit, i cili miratohet nga Këshilli Administrativ. Fondi drejtohet nga Këshilli Administrativ dhe Drejtori i Përgjithshëm.

Sigurimi i detyrueshëm shëndetësor bazohet në kontributet e të punësuarve e të punëdhënësve të shtetit dhe në burime të tjera, bazuar në parimin e solidaritetit. Skema e sigurimeve të detyrueshme shëndetësore synon në mbulimin e  popullsisë në përfitimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, për të gjithë personat ekonomikisht aktivë si dhe kategoritë e personave ekonomikisht joaktivë.

Në kategorinë e popullsisë joaktive përfshihen të gjitha shtresat në pamundësi ekonomike si personat që përfitojnë nga  Instituti i Sigurimeve Shoqërore, personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ose pagesën për aftësinë e kufizuar në përputhje me legjislacionin përkatës, personat e regjistruar si të papunë-punëkërkues në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, shtetasit e huaj azilkërkues, fëmijët nën moshën 18 vjeç, nxënësit e studentët nën moshën 25 vjeç, me kusht që të mos kenë të ardhura nga veprimtari ekonomike si dhe kategori personash që përcaktohen me ligje të veçanta si të verbërit, jetimët etj.

Baza për llogaritjen e kontributit për këto kategori është mesatarja mes pagës minimale dhe maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve. Baza për llogaritjen e kontributit të personit aktiv është paga bruto e personit të siguruar. Masa e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor është 3,4 për qind e bazës për llogaritjen e kontributeve. Për të punësuarit, kontributet paguhen, në masën 50 për qind nga punëdhënësi dhe në masën 50 për qind nga i punësuari. Qeveria paguan 76% të fondeve totale duke mbuluar kategoritë ne nevojë te lartpermendura dhe vetem 24% jane pagesa nga kontributet.

Mbledhja e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor nga punëdhënësit, për punonjësit dhe të vetpunësuarit bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Kontributet e të vetpunësuarve në bujqësi bëhen nga Instituti i Sigurimeve shoqërore, ndërsa mbledhjen e kontributeve vullnetare bëhet nga vetë Fondi i Kujdesit shëndetësor. Për vitin 2012 të ardhurat e Fondit ishin 15 650 milion lekë (58% nga kontributi i shtetit dhe 42% nga kontributet e sigurimit shëndetësor). Në të njëjtin nivel ishin dhe shpenzimet. Shpenzimet e rimbursimit zunë 51% të shpenzimeve totale, kurse shpenzimet për Parësorin zunë 41%. Gjatë vitit 2012 nga skema e sigurimeve të kujdesit shëndetësor kanë përfituar mesatarisht gjatë vitit rreth 310 mijë persona. Të dhënat më të plota jepen në Raportin Vjetor 2012 të Sigurimeve Shëndetësore.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan