Monitorimi dhe Vlerësimi i Progresit

Aktivitetet e monitorimit dhe vlerësimit janë një komponent thelbësor i reformës në shpenzimet publike për të përmirësuar efektivitetin e qeverisë. Monitorimi dhe vlerësimi siguron informacion mbi zbatimin e politikave dhe programeve, i cili e lejon qeverinë që të përfitojë nga sukseset dhe të mësojë nga eksperiencat e zbatimit.

Mjeti kryesor për identifikimin e kërkesave të monitorimit është proçesi i Programit Buxhetor Afatmesëm, ku të gjitha angazhimet duhet të lidhen me programet përkatëse të njësive të qeverisjes qëndrore dhe të përkthehen në qëllime të politikës, objektiva të politikës, produkte, aktivitete dhe kërkesën për shpenzime të lidhur me to.

Plani i Monitorimit të njësisë së qeverisë qëndrore (një aneks i Planit të Integruar të njësisë së qeverisë qëndrore) negociohet me çdo njësisë së qeverisë qëndrore për të identifikuar produktet për të cilat Qeveria dëshiron të marrë raporte të rregullta progressiRaporti Vjetor i Progresit i SKZHI-së është një komponent i rëndësishëm i sistemit të monitorimit, i cili bazohet në zhvillimet e jetës politike, ekonomike, sociale të vendit dhe vlerëson zbatimin e politikave dhe të reformave, vendimtare për arritjen e objektivave afatgjata të përcaktuara në SKZHI. Ai përfshin gjithashtu treguesit dhe angazhimet e strategjive sektoriale që rrjedhin nga marreveshjet me donatorët. Monitorimi do të mbështetet nga një Sistem Informacion i SPI (SISPI), i cili do të ndërtohet dhe lidh informacionet që raportohen nga njësitë e qeverisjes qëndrore në Ministrinë e Financës (në lidhje me zbatimin e Programit Buxhetor Afatmesëm) dhe ato aspekte të tij që janë të lidhura me Ministrinë e Integrimit Evropian. SISPI do të shërbejë kështu për dy qëllime kryesore:

– furnizimin e Qeverisë me informacionin e monitorimit që i duhet asaj për të ndjekur ecurinë e angazhimeve kryesore të Qeverisë; dhe

– furnizimin e stafit manaxhues të njësisë së qeverisjes qëndrore me një mjet që do të sigurojë informacion të plotë në lidhje me realizimin e planeve operacionale të njësisë së qeverisjes qëndrore.

Kalendari i Sistemit te Planifikimit të Integruar

Roli i secilit prej proceseve kryesore politike dhe financiare të Sistemit te Planifikimit te Integruar dhe kalendari i aktiviteteve dhe vendimeve të lidhura me këto, përcaktohet çdo vit në një kalendar të Sistemit te Planifikimit te Integruar. Sistemi i Planifikimit të Integruar identifikon të gjitha aktivitetet e ciklit të Manaxhimit te Shpenzimeve Publike dhe i përmbledh këto në një kalendar vjetor i cili specifikon datat e fillimit dhe përfundimit për secilin aktivitet dhe që specifikon gjithashtu datat në të cilat duhet marre vendimet kryesore në lidhje me Manaxhimin e Shpenzimeve Publike.

Datat që janë pikë referimi në kalendarin e Sistemit të Planifikimit të Integruar përfshijnë: ato data të specifikuara në legjislacion për përgatitjen dhe raportimin e Buxhetit të Shtetit; dhe datat kur duhet të merren vendimet kryesore të Komitetit të Planifikimit Strategjik/Këshillit të Ministrave në lidhje me përgatitjen dhe raportimin e Programit Buxhetor Afatmesëm. Të gjitha datat e tjera për aktivitetet gjatë ciklit të Manaxhimit të Shpenzimeve Publike janë përcaktuar në kalendarin e Sistemit të Planifikimit të Integruar rreth këtyre pikave të referimit.

Kalendari i Sistemit të Planifikimt të Integruar nxirret me autoritetin e Komitetit të Planifikimit Strategjik/Këshillit të Ministrave

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan