Sektori publik dhe Shërbimi publik

Nuk ekziston përkufizim juridik preçiz i nocionit të sektorit publik. Megjithatë mundet të përcaktohet si sektori që grupon të gjitha aktivitetet ekonomike dhe sociale që janë në ngarkim të administratës, ndërmarrjet publike dhe organizmat publike të sigurimeve shoqërore.

Pra, sektori publik përfshin tre përbërës:

– administratat, që marrin në ngarkim aktivitetet me interes të përgjithshëm;

– ndërmarrjet publike, domethënë ndërrmarjet në të cilat një person publik mban shumicën e kapitalit. Këto tradicionalisht kanë qënë konsideruar si një element i politikës ekonomike dhe sociale të qeverisë. Sot ato një pjesë ë mirë janë privatizuar dhe ato që kanë mbetur ende publike, kanë ndryshuar mënyrën e tyre të funksionimit dhe janë si ndërmarrje private.

– zyrat publike administrative të ngarkuara me sigurimet shoqërore, që administrojnë politikat sociale të shtetit; ato mund të mbështeten mbi organizma të së drejtës private.

Një shërbim publik është një aktivitet që konsiderohet se duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë. Ky nocion mbështetet mbi atë të interesit të përgjithshëm, por meqënëse shumë shpesh ky mbetet një vlerësim subjektiv, mund të thuhet se nuk ka një përkufizim universal të pranuar nga të gjithë. Në praktik, është shërbim publik ajo që pushteti publik përcakton politikisht si të tillë. Ky është një nocion i ndryshëm nga ai i sektorit publik

Edhe shprehja Shërbim Publik ka një kuptim të dyfishtë. Nga njëra anë, ajo përcakton një aktivitet ose një mision të interesit të përgjithshëm (për shëmbull, sherbimi publik i shkollës) dhe nga ana tjetër, tërësinë e organizmave të ngarkuara me këto aktivitete të interesit të përgjithshëm, të cilat mund të jenë si publike ashtu dhe private. Kalohet kështu prej shërbimit publik në shërbimet publike.

Prej shumë kohësh shërbimi publik ishte kriteri i vetëm që kushtëzonte zbatimin e së drejtës administrative dhe kompetencën e gjykatës administrative. Me ndryshimet e viteve të fundit kjo konditë nuk është më e mjaftueshme me zgjerimin e aktiviteteve të shërbimit publik në fushën ekonomike dhe vendin më të rëndësishëm të marrë nga e drejta private. Kështu, sipas natyrës së aktivitetit dhe strukturës që e ka në ngarkim, mund të dallojmë dy raste:

– shërbimet publike administrative: shumë të ndryshme, që grupojnë shërbimet që nuk kanë qëllim industrial apo tregtar (mbrojtja, shkolla publike, etj). Ato janë kryesisht të menaxhuara prej organizmave publike dhe në këto raste predominon e drejta administrative.

– shërbimet publike industriale dhe tregtare (ndërmmarjet që kryejnë shërbimet e furnizimit me energji, ujë, etj): ato mund të kryhen nga organizma publike ose private. Kur është fjala për organizma private, zbatohet kryesisht e drejta private, por nuk mungon e drejta administrative. Ato mbesin në tutelën e pushtetit publik (shtetit, qeverisjes vendore), që verifikojnë nëse ato e kryejnë misionin e tyre, apo nëse respektojnë parimin e barazisë të aksesit të përdoruesve në shërbimin publik dhe të mos përfitojnë prej një situate monopol në tërësinë e territorit të vendit ose në një pjesë të tij (përjashtimi i parimit të konkurrencës).

Sektori publik dhe shërbimet publike nuk duhet të ngatërrohen. Në fakt aktivitetet e shërbimit publik mund të merren në ngarkim nga organizma private. Këto quhen delegime të shërbimit publik. Këto organizma nuk i përkasin sektorit publik. Perimetri i shërbimit publik është më i gjërë se ai i sektorit publik.

Sot shërbimi publik duket akoma si një funksion i administratës publike, domethënë, i tërësisë së strukturave publike ose private të ngarkuara të kryejnë aktivitetet me interes të përgjithshëm.

Përballë çdo qeverie e administrate shtetërore qëndrojnë disa pyetje të zgjedhjes së politikave, të tipit: (a) shteti duhet të rrisë prezencën e tij në ekonomi që të sigurojë më shumë të ardhura për të mbështetur sektorin e shërbimeve publike?; (b) duhet të rrisë akoma më tej tatimet dhe taksat për të mbushur buxhetin?; (c) duhet të shkurtojë disa lloje të tjera financimesh për të mbështetur sektorin publik?; (d) duhet të privatizojë masivisht për të alokuar kapitalet private drejt këtyre shërbimeve?; (e) duhet të përmirësojë administrimin e sektorëve problematikë duke aplikuar metodat e sektorit privat në to?

Shumë qeveri në pamundësi për të financuar ekspansionin e vazhdueshëm të shërbimeve publike vendosën : (1) të reduktojnë dimensionet e sektorit të tyre publik, ose (2) të ndryshojnë strukturën e tij, por gjithmonë duke privilegjuar privatizimin e tij; (3) kalimin nga praktika e “sektorëve publikë” në atë të “shërbimeve publike”, të cilat sigurohen edhe nga aktorë jashtë sektorit publik. E rëndësishme është që shoqëria t’i marrë në cilësinë dhe sasinë e duhur këto shërbime

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan