Roli dhe pozita juridike e Presidentit të Shqipërisë

Logo_of_the_President_of_the_Republic_of_Albania.svgKushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 86/1) përcakton se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Roli i tij konceptohet si faktor ekuilibri në jetën e vendit. Ai mund të cilësohet si një “mediator institucionesh dhe si një “pushtet asnjëanës”, domethënë si një pushtet që nuk përfshihet në lojën politike, por qëndron mbi palët dhe nuk kryhen asnjë funksion aktiv në përcaktimin dhe realizimin e drejtimit politik.

Gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, Presidenti i Republikës mbikqyr funksionimin e mekanizmit kushtetues dhe mund të ndërhyj, brënda caqeve që ia lejon Kushtetuta, ku konstaton se po cënohen rregullat që e disiplinojnë këtë mekanizëm, për të siguruar respektimin, në formë e në përmbajtje, të Kushtetutës dhe ruajtjen e një ekuilibri të drejtë ndërmjet organeve të ndryshme shtetërore. Shkalla e kësaj ndërhyrjeje varet edhe nga personaliteti i Presidentit, nga mënyra se si ai e interpreton dhe e koncepton rolin e tij. Duhet theksuar këtu se në tekstin e Kushtetutës së Shqipërisë mungon përcaktimi i rolit të Presidentit si “garant i parimeve kushtetuese”, përcaktim që e gjejmë në kushtetutat e disa vendeve që cilësohen republika parlamentare, si në rastin e Italisë.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan