Momentet kryesore në marrëdhëniet BE-Shqipëri
Dhjetor 2011
Fillimi i punës për rishikimin e Planit të Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit.
10/06/2011
Miratimi i Planit të Veprimit për plotësimin e rekomandimeve të Opinionit të Komisionit Europian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
15/12/2010
Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e zonës Schengen.
9/11/2010
Miratimi i Opinionit të Komisionit Europian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
08/11/2010
Ministrat e Brendshëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme miratuan heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.
23/06/2010
Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian miratoi rezolutën për heqjen e vizave me Shqipërinë
10/06/2010
Qeveria shqiptare përfundoi dorëzimin e përgjigjeve për pyetjet shtesë të Pyetësorit të Komisionit Evropian.
27/05/2010
Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Shqipërisë të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike, brenda vjeshtës së vitit 2010.
12/05/2010
Komisioni Evropian i paraqiti qeverisë shqiptare pyetjet shtesë të Pyetësorit.
11/05/2010
Mblidhet Këshilli I Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri në Bruksel.
06/05/2010
Komisioni Evropian njoftoi qeverinë shqiptare mbi organizimin e misioneve të verifikimit në terren në kuadër të hartimit të Opinionit (Avis) për statusin e vendit kandidat.
14/04/2010
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha dorëzoi në Bruksel, përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Evropian.
12/03/2010
Komiteti i Stabilizim-Asociimit zhvilloi në Tiranë mbledhjen e tij të parë nën kryesimin e Ministres së Integrimit, Znj. Majlinda Bregu.
16/12/2009
Mbërrin në Tiranë Pyetësori i Komisionit Europian.
16/11/2009
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë.
12/11/2009
Parlamenti Evropian miraton raportin e eurodeputetes Tanja Fajon, lidhur me liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.
28/04/2009
Dorëzimi i aplikimit për anëtarësim në BE.
01/04/2009
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit hyn në fuqi.
01/2008
Nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit të lëshimit të vizave ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Kjo Marrëveshje nuk është e vlefshme për Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Irlandën, Mbretërinë e Danimarkës, Republikën e Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë. Marrëveshja përcakton një numër procedurash të thjeshtësuara për nxjerrjen e vizave.
11/07/2008
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare ratifikohet nga 25 shtete anëtare: Letonia (26 tetor 2006), Sllovenia (12 shkurt 2007), Sllovakia (15 shkurt 2007), Polonia (15 mars 2007), Suedia (21 mars 2007), Hungaria (23 prill 2007), Spanja (12 maj 2007), Lituania (17 maj 2007), Irlanda (31 maj 2007), Luksemburgu (4 korrik 2007), Britania e Madhe (16 tetor 2007), Italia (16 tetor 2007), Estonia (18 tetor 2007), Hollanda (26 Nentor 2007), Finlanda (29 Nentor 2007), Malta (21 prill 2008), Danimarka (24 prill 2008), Republika Çeke (6 maj 2008), Austria (21 maj 2008), Qipro (31 maj 2008), Belgjika (25 qershor 2008), Portugalia (11 Korrik 2008)
05/09/2007
Miratohet me VKM nr. 557 Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2007-2012
01/12/2006
Hyrja në fuqi e “Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”.
06/09/2006
Parlamenti Evropian voton pro rezolutës për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila i hap rrugë ratifikimit të MSA-së nga 27 vendet anëtare të BE-së
27/07/2006
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ratifikon “Marrëveshjen e Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë
Komunitetit Evropian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar”, si dhe “Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare”
17/07/2006
Këshilli miratoi një rregullore duke krijuar një instrument të ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Ky instrument i vetëm financiar thjeshtëzon dhe projekton ndihmën e jashtme të BE-së gjatë periudhës së para-anëtarësimit. IPA ka zëvendësuar instrumentet ekzistuese (PHARE, SPA, SAPARD, CARDS) prej 1 Janar 2007
07/2006
Miratohet Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
12/06/2006
Në Luksemburg, në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe Marrëdhënieve me Jashtë, nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Marrëveshja e Përkohshme për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar
02/2006
Në Tiranë siglohet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
14/04/2005
Në Luksemburg nënshkruhet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri-BE
12/2005
Këshilli Evropian miraton vendimin për parimet e një Partneriteti të Rishikuar për Shqipërinë
6/2004
Këshilli Evropian miraton raportin e Partneritetit Evropian dhe i propozon Republikës së Shqipërisë hartimin e një Plani për adresimin e prioriteteve të këtij dokumenti
5/2004
Bashkimi Evropian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit për vendet e përfshira në procesin e Stabilizim-Asociimit
12/2003
Siglohet Marrëveshja e Ripranimit Shqipëri/BE
21/06/2003
Samiti i Selanikut i ashtuquajtur Zagreb II konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit dhe i hap rrugë shfrytëzimit të instrumenteve të përdorur në vendet e tjera anëtare
02/2003
Raundi i Parë i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
31/01/2003
Hapja zyrtare e negociatave gjatë vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian Romano Prodi
21/10/2002
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miraton projekt-direktivën për negocimin e një MSA-je dhe vendos hapjen e negociatave për nënshkrimin e një MSA-je me Shqipërinë
06/2001
Këshilli i Ministrave të BE-së miraton raportin e Komisionit Evropian mbi progresin e bërë nga Shqipëria dhe i kërkon Komisionit përgatitjen e projekt-direktivës për negocimin e një Marrëveshjeje Stabilizim-Asociimi (MSA). Krijohet grupi Konsultativ BE-Shqipëri
2001
Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet e PSA
11/2000
Samiti i Zagrebit. Intensifikimi i bashkëpunimit BE-Shqipëri
6/2000
Këshilli Evropian i Feiras parashikon se vendet e PSA janë “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE
5/2000
Komisioni Evropian prezanton Programin CARDS për vendet e Evropës Juglindore në periudhën 2000-2006
2000
Produktet nga Shqipëria u përfshinë në hyrjet pa doganë në tregun e BE-së
1/2000
Miratimi i Raportit të Fizibilitetit nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme
1999
Përfshirja e Shqipërisë në Regjimin Autonom Preferencial
11/1999
Miratohet nga Komisioni studimi i fizibilitetit
9/1999
Fillon studimi i zbatueshmërisë (fizibilitetit) për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
5/1999
BE propozon iniciativën e re: Procesi i Stabilizim-Asociimit (PSA). Shqipëria pjesë e PSA. Përfitimi nga programi CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim)
1997
Miratimi nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian i përqasjes rajonale për vendet e rajonit, me anë të të cilës BE përcakton kushtet politike dhe ekonomike për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe
1992
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit. Përfitimi nga Programi PHARE
1991
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Komuniteti Ekonomik Evropian