Qasja e subjekteve shqiptare në fondet e IPA-s

Totali i ndihmës financiare të BE-së për Shqipërinë në kuadrin e IPA për 2012 është 94,6 milion EUR, dhe për 2013 është 98.1 EUR milion.

Rreth 87 milionë EUR (IPA Komponenti I) shpërndahen nëpërmjet një procesi prokurimi që administrohet tërësisht nga Delegacioni i BE-së në Tiranë: që nga përgatitja e Termave të Referencës (ToRs), tenderimi, seleksioninimi i fituesit, kontraktimi, pagesat, raportimi dhe mbyllja e projektit.

Menaxhimi i IPA Komponenti II – Bashkëpunimin ndër-kufitar (CBC), rreth 10 milionë EUR në vit, sheh pjesëmarrjen e autoriteteve qëndrore dhe lokale në strukturat vendimarrëse të alokimit të fondeve. Për programet CBC bilaterale, janë strukturat Qeveritare dhe rajonale kufitare të dy vendeve pjesëmarrës që përgatisin ToRs, tenderojnë dhe seleksionojnë fituesit. Delegacioni i BE-së ndërhyn nga faza e kontraktimit e tutje, por ushtron edhe kontroll nëpërmjet aprovimit ex-post të vendimeve të fazave të mëparshme. Për CBC multilaterale, nga 2013 e tutje Delegacioni nuk ndërhyn aspak dhe i gjithë procesi administrohet nga Komitete Menaxhimi ku çdo vend pjesëmarrës në program, ka përfaqësuesit e vet.

Këtu jepet një vështrim i detajuar të projekteve që do të financohen nëpërmjet buxhetit IPA 2012 – Komponenti i parë (EUR 81,640,000). Ky dokument përshkruan projektet që janë buxhetuar për tu financuar dhe jep një ide të dobishme se për cfarë duhet të përgatiten aktorët e interesuar në kontrata shërbimesh dhe pune (Services & Works). Por subjektet shqiptare të interesuara mund të aplikojnë vetëm pasi Lajmërimi për Prokurim përkatës (Procurement Notice) të publikohet nga Komisioni Evropian.

Ndërkohë subjektet e interesuar mund të konsultojnë Fishat Individuale të projekteve që do të financohen me buxhetin e vitit financiar 2012. Një shëmbull konkret është “Ndërtimi i Pallatit të Drejtësisë” për një shumë prej EUR 13.6 milion. Në bazë të kësaj fishe, Delegacioni i BE-së në Tiranë do të ndërtojë Dosjen e Prokurimit dhe do ta publikojë në faqen web të tij dhe të EuropAid. Thirrja do te rrijë e hapur për jo më pak se tre muaj.

Për të ndjekur dinamikën e publikimit të tenderave dhe të kompanive fituese për punë dhe shërbime (Works & Services), vizitoni rregullisht (të paktën çdo muaj) faqen web të:

Për një vështrim më të detajuar të aktiviteteve të bashkëpunimit bilateral CBC, që do të financohen nëpërmjet buxhetit IPA 2012-2013, vizitoni si më poshtë:

– Për CBC Shqipëri – Mali i Zi:

http://www.albania-montenegro.org

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/albania/2012/2012-2013-cross-border-cooperation-albania-montenegro.pdf

– Për CBC Shqipëri – Maqedoni: në përgatitje e sipër;

– Për CBC Shqipëri – Kosovë:

http://www.cbckosovo.eu

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/albania/2012/2012-2013-cross-border-cooperation-albania-kosovo.pdf

– Për CBC Shqipëri – Greqi:

http://www.greece-albania.eu/

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/albania/2012/2012-2013-commission_decision_albania_greece.pdf

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi