Administrata qëndrore
Administrata shtetërore është pjesë e pushtetit ekzekutiv.
Në bazë të ligjit 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore” administrata shtetërore përbëhet nga:
- Administrata qëndrore,
- Administrata lokale e qeverisjes vendore,
- Autoritetet e pavarura
Autoritetet e pavarura shpesh konsiderohen pjesë e administratës qëndrore, gjithmon duke konsideruar që ato nuk kanë pushtet hierarkik dhe janë të pavarura në ushtrimin e funksioneve të tyre.
Administrata qëndrore përbëhet nga këto institucione:
Kryeministria; Ministritë; Institucionet në varësi të Kryeministrit ose të ministrave; Njësitë e ofrimit të shërbimeve; Agjencitë autonome; Administrata e prefektit. Ministritë dhe institucionet e varësisë mund të kenë degë territoriale (Njësitë e dekoncetruara)
Organet e administratës qëndrore mund të klasifikohen në tre kategori të mëdha:
– Organet vendimmarrëse,
– Organet konsultative,