Taksimi proporcional dhe progresiv
Proporcionaliteti dhe progresiviteti janë dy mënyra të llogaritjes së vlerës së tatimeve e taksave. Këto përbëjnë aktualisht debatin mbi qëllimin dhe drejtësinë e sistemit fiskal.
– Një tatim proporcional aplikohet me koeficientë të njëjtë të tatimit ndaj asaj që përbën bazën e tatimit. (për shëmbull, tatimi mbi shoqëritë). Baza e tatimit është vlefta ekonomike (e të ardhurave, pasurisë), që shërben si bazë e llogaritjes së tatimit. Partizanët e proporcionalitetit konsiderojnë se kjo është mënyrë e drejtë llogaritje, sepse sejcili kontribuon në proporcion të njëjtë me të ardhurat e tij. Ata mendojnë gjithashtu që kjo mënyrë favorizon neutralitetin fiskal (deformimet e kufizuara prej zgjedhjes ekonomike të agjentëve, mungesa sidomos e efekteve të pragut). Tatimet proporcionale janë përgjithësisht më të thjeshta për t’u vendosur, dhe si të tilla më pak të kushtueshme për t’u mbledhur.
– Me tatimin progresiv, koefiçienti i tatimit rritet mbi shumën që tatohet (për shëmbull, tatimi mbi të ardhurat: sa më të larta të jenë të ardhurat, aq më i rëndësishëm është pjesa që merret në formën e tatimit. Në rastin e progresivitetit, përveç koefiçientit, përdoren elementë të tjerë për vlerësimin e tatimit, si: minimumi i fillimit të tatitimit apo pragu. Tatimi progresiv mund të konsiderohet si i drejtë në masën që mundëson një rishpërndarje të pasurive dhe një reduktim të pabarazive. Përkundrazi, një progresivitet i fortë perceptohet prej disave si një element dekurajues i punës suplementare ose investimit.