Manual për Administratën Publike ” Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”
Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, jo vetëm që është një nga shtyllat e shoqërisë demokratike dhe moderne, por përbën element të rëndësishëm të profesionalizmit të administratës publike. Për këto arsye, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) ka përgatitur dhe u ofron nëpunësve të të gjithë niveleve këtë Manual Shpjegues për Administratën Publike (Manuali), i cili trajton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe përmban shembuj praktikë dhe raste për ilustrim dhe diskutim, duke u përqendruar tek disa të drejta dhe situata që prekin më shumë administratën publike në veprimtarinë e përditshme të saj.