Çfarë është procesi i vetingut?
Veting është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore.
Procesi i vetingut si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.
Në Shqipëri, procesi i vetingut është çmuar si thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi për shkak se një sistem drejtësie i pavarur dhe i paanshëm ndikon në vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend. Sondazhet kanë treguar që shumica e shqiptarëve besojnë që sistemi i drejtësisë është më i korruptuari dhe i mungon profesionalizmi dhe pavarësia.
Opinioni publik e ka ndjekur me shumë interes debatin për miratimin e kuadrit ligjor të procesit të vetingut. Këtu po përpiqemi të sqarojmë disa nga çështjet kryesore. Klikoni mbi pyetjet e mëposhtme për të parë përgjigjet e formuluara nga ekspertët juridikë të lexferenda.al:
Kush është baza ligjore e procesit të vetingut në Shqipëri?
Mbi çfarë çështjesh do të vlerësohen subjektet e mësipërm?
Cila është procedura që ndiqet për vetingun?
Për sa vite do të zbatohet procesi i vetingut?