Fondet e BE për shoqërinë civile në Ballkanin perëndimor 2007 – 2013
Nga Balkan Civil Society Development Network (BCSDN)
BE mbështet zhvillimin e shoqërisë civile dhe të mjedisit mundësues në të cilin shoqëria civile vepron në vendet e zgjerimit përmes Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit për Shoqërinë Civile. Kur ky instrument u themelua në vitin 2008 angazhimi i Komisionit ishte alokimi i 2% të shumës së përgjithshme të fondeve IPA për këtë qëllim, në çdo vend. Gjatë periudhës 2007-2013, një total prej €136.6 milion (mesatarisht 1.2%) u planifikua për IPA CSF, nga i cili €60.8 milion ( mesatarisht 1.6%) për programet kombëtare dhe €75.8 milion (mesatarisht 5.3%) për programet rajonale.