Manuali i instrumenteve financiare të EuropeAid 2014 – 2020
GUIDE TO EUROPEAID FUNDING INSTRUMENTS 2014-2020
Ky raport ka për qëllim ti ofrojë lexuesit një pasqyrë të plotë të instrumenteve dhe programeve (tematike dhe gjeografike) të përdorura nga Bashkimi Evropian (BE), në bashkëpunim të saj të zhvillimit. Raporti thekson rolet e luajtura nga shoqëria civile në dialogun politik mbi këto instrumente dhe programe, si dhe në zbatimin e tyre.
CONCORD ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive me të dy institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të saj, duke monitoruar dhe influencuar në negociatat mbi Kornizën shumëvjeçare financiare të BE-së 2014-2020 me një fokus të veçantë në instrumentet dhe programet zhvillimore të lidhura me të. Raporti gjithashtu përfshin komentet Concord-së në procesin e programimit 2014-2020.
Buxheti i BE-së për bashkëpunimin për zhvillim është i ndarë në instrumente të ndryshme të financimit, të cilat ofrojnë bazën ligjore për zbatimin e programeve të ndryshme. Disa prej këtyre instrumenteve të financimit kanë një fokus gjeografik dhe disa të tjerë një fokus tematik. Çdo instrument është i ndarë pastaj në programe të ndryshme: disa janë sipas vendeve-specifike, disa të tjerë sipas regioneve-specifike, dhe disa tematike. Veçanërisht, DCI (Instrumenti për Bashkëpunimi dhe Zhvillim) përfshin të dy programet gjeografike dhe tematike.
Fondi i Zhvillimit Evropian (EDF) siguron sasinë më të madhe të fondeve të BE-së për një zonë gjeografike (Afrikë, Karaibe dhe Paqësor). Ky është një fond i veçantë që menaxhohet jashtë kornizës së buxhetit të përgjithshëm të BE-së dhe financohet nga shtetet anëtare në bazë të kontributeve të negociuara vullnetare.
Ky publikim mbulon katër instrumente gjeografike të financimit:, dy instrumente të financimit tematike (EIDHR dhe ICSP) dhe dy programe tematike brenda DCI (OSHC-LA dhe GPGC).