Nasip Naço
Z. Nasip Naço lindi në Skrapar, më 5 Prill 1961. Ai është i martuar me znj. Theodhora Naço, dhe kanë dy fëmijë, Betinën dhe Frankon.
Ai është diplomuar për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 1992.
Në vitet 2008 – 2009, ai ka qënë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit.
Në legjislaturën XVIII, zgjidhet deputet i Qarkut te Beratit, për Grupin Parlamentar të LSI-së, dhe në periudhën 2009 – 2011, ushtron detyrën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Në vitet 2011 – 2012, ai ushtron detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Më pas rizgjidhet Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë në Korrik 2012.
Z. Naço ka ushtruar disa detyra të rëndësishme shtetërore si: Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Berat, Drejtor i Shërbimit Informativ në Ministrin e Brendshme, Prokuror pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Shef Sektori kundër Akteve Terroriste dhe Krimeve kundër Personit, pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Z. Nasip Naço ka marrë pjesë në disa seminare dhe kurse trajnuese, të organizuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, nga Shkolla e Magjistraturës dhe jashtë vendit në Itali, Poloni, SHBA, Danimarkë, Gjermani, me tematika të ndryshme në fushën e së drejtës penale e procedurës penale, të përmbarimit gjyqësor, të policisë, etj.
Ai është njohës i gjuhës angleze dhe asaj italiane.