Klajda Gjosha
Znj. Klajda Gjosha lindi në Tiranë, më datë 28 Korrik 1983. Ajo është e martuar me z. Ardian Gjoni.
Znj. Gjosha u diplomua në vitin 2006 me titullin Master, në degën Studime Europiane, në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2005 përfundoi sudimet Bachelor, në degën Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Reading, në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjithashtu në vitin 2002, znj. Gjosha përfundoi shkollën e mesme në nivelin e avancuar pranë Kolegjit Strode në Mbretërinë e Bashkuar.
Znj. Gjosha ka shërbyer si Zëvendësministre e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (2012 – 2013). Prej vitit 2012 ajo është Nënkryetare e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Kryetare e Forumit të Gruas të LSI-së dhe anëtare Kryesie e kësaj partie.
Znj. Gjosha ka ushtruar disa funksione drejtuese në institucione të tjera si: Bashkia e Tiranës, Drejtoria Rajonale e Punësimit Tiranë dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit.
Gjithashtu, znj. Klajda Gjosha ka kryer disa trajnime dhe internshipe pranë disa organizmave si: Agjencia Ndërkombëtare e Bashkëpunimit Japonez, Parlamenti Evropian, pranë zyrës së znj. Doris Pack, Bruksel.
Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe në nivel mesatar gjuhën italiane.