Eurozona: cilën strategji për të dalë nga kriza

Nga Ardian Hackaj, Shtetiweb, botuar tek Revista Ekonomia, Nr. 2.

Një krize me shume dimensione

Me ne fund EUROSTAT lajmeroi qe deficiti publik i vendeve te Eurozones eshte gati pergjysmuar ne keto kater vitet e fundit. Nga 6.4% i Prodhimit te Brendshem Brut (PBB) ne 2009, deficiti arriti ne 3.7%. ne 2012 Por nqs shohim raportin e borxhit te Eurozones mbi PBB, verejme qe ai ka vazhduar te rritet per te ardhur ne 90.6%. Vite drite larg kufirt prej 60% te specifikuar ne kriteret e paktit te stabilitetit.

Kjo situate eshte akoma me e renduar ne vendet e Jugut te Eurozones. Politikat e austeritetit kane perkeqesuar treguesit makro-ekonomike dhe sociale te tyre. Ne Greqi gjate 2013, parashikimet e vendosin borxhin publik ne 189% te PBB, deficitin publik 5.2% dhe rritjen ekonomike ne -4.5%. Ne tremujorin e pare te 2013 papunesia ne Spanje vendosi nje rekord me 27.2%, ndersa ne France plot 3.2 milion persona u regjistruan si te papune – dhe ky nje rekord me vete.

Kriza financiare, kriza e borxheve sovrane, shkurtimet buxhetore dhe te sherbimeve sociale, kostoja e larte e shpetimit te vendeve te jugut te Eurozones, dhe nderhyrja e teknokrateve nderkombetare ne kompetencat e shteteve ne veshtiresi, kane kontribuar ne nje rritje te ndjenjes se Euroskepticizmit dhe ne vende tradicionalisht pro-Evrope si Spanja, Italia dhe Gjermania. Rreth 72% e Spanjolleve, 59% e Gjermaneve dhe 53% e Italianeve nuk kane me besim tek Evropa. Kjo pakenaqesi po perkthehet ne rritjen e levizjeve populiste dhe te partive ekstremiste ose jo-evropiane ne gati cdo vend te Evropes.

Ne kete situate, a ja vlen barra qerane te vazhdohet me strategjine e rreptesise buxhetore ?

Germania nuk desheron politike monetare ekspansioniste

Indikatoret e deficitit ose te borxhit qe perfitohen si rezultat i raporteve thyesore, varen si nga numeruesi (deficiti ose borxhi) dhe nga emeruesi (PBB). Zvogelimi i shpenzimeve publike me qellim uljen e deficitit (pra zvogelimi i numeruesit) ndikon ne menyre direkte ne uljen e investimeve publike si dhe te konsumit. Si pasoje e parimit te multiplikatorit ky ndryshim ka ulur dhe kerkesen, gje qe eshte pasqyruar ne zvogelimin e shitjes se mallrave dhe sherbimeve, pra dhe ne prodhimin e tyre. Dmth eshte zvogeluar dhe rritja e emeruesit (PBB). Por si pasoje e mungeses se rritjes ekonomike shtetet e Eurozones kane mbajtur konstant dhe shpesh rritur ritmin e borxhmarrjes per te mbuluar diferencen mes te hyrave dhe shpenzimeve. Si pasoje raporti borxh mbi PBB eshte rritur. Kjo eshte dhe kritika qe Paul Krugman, cmimi Nobel i ekonomise, i ben strategjise se Eurozones :  ne kohe recesioni, zvogelimi i shpenzimeve publike ne shume vende njeheresh ve presion mbi rritjen ekonomike dhe zmadhon pasojat e krizes ne vend qe t’i lehtesoje.

Strategjia e ndihmeses se ekonomise nepermjet politikave monetare ekspansioniste po ndiqet nga Banka e Japonise (BoJ) dhe nga Federal Reserve e Shteteve te Bashkuara. BoJ planifikon te hedhe ne treg ekuivalentin e USD 1.4 trilion ne dy vitet e ardhshme. Por Banka Qendrore Evropiane, e kufizuar nga statuti i saj dhe nen presionin e Germanise nuk ka dhene pothuaj asnje sinjal qe do te ndjeke kete qasje. Si rezultat, monedha evropiane po vleresohet ne krahasim me USD dhe me Yen duke bere eksportet e vendeve te eurozones akome me te veshtira.

Gjermania mendon qe ulja e borxhit nepermjet lehtesimit monetar, nuk trajton shkaqet e verteta te krizes ekonomike. Vendet e eurozones duhet te ri-fitojne kompetitivitetin e tyre duke vazhduar reformat ne tregun e punes, hapjen e profesioneve te mbrojtura dhe racionalizimin e nderhyrjes se shtetit ne ekonomi. Kostoja qe po paguajne vendet ne veshtiresi eshte e nevojshme per te rregulluar shtremberimet strukturale dhe konvertimin e tyre ne ekonomi kompetitive.

Per me teper ne nje Eurozone ku qe ka delokalizuar gati te githa aktivitetet prodhuese, nje politike kejneziane e financuar nepermjet borxhit do te ishte jo shume efikase. Nga kerkesa e stimuluar me borxh te ri, do te perfitonin kryesisht prodhuesit kineze.

Bashkimi politik si rruga e trete ?

Rruga e trete e trajtimit te krizes se borxheve do te ishte ndihma e vazhdueshme buxhetore nga vendeve te pasura si Gjermana, ndaj vendeve ne krize si Greqia, ose thene ndryshe transferimi buxhetor. Por ky variant kerkon abandonimin e një pjese të sovranitetit buxhetor kombetar në kuadrin e një federalizmi më të rritur. Kjo humbje sovraniteti politik eshte konsideruar e papranueshme nga shume vende te Eurozones, si psh Franca. Duke mos pasur vullnetin politik per te avancuar drejt nje buxheti te perbashket te zones Euro, shumica e shteteve evropiane nuk kane zgjidhje tjeter perpos te zbatojne reforma te rrepta strukturore që synojnë të rigjejnë një besueshmëri buxhetore përkundrejt huadhënesve të tyre, dhe që kanë rezultuar në një ndikim të kufizuar (ne mos negativ) mbi rritjen e tyre ekonomike.

A ishte krijimi i Eurozones nje ide e mire ? Kritiket e saj e konsiderojne te mundeshme nje Zone Monetare Optimale (Optimum Currency Area) vetem kur vendet qe bashkohen ndajne tipare te perbashketa si psh strukturen industriale, reagimin nga goditjet e jashtme ekonomike, kane pengesa jo te rendesishme ne levizjen nder-kufitare te kapitaleve dhe te punes, etj.

Futja ne nje system monetar i shteteve ekonomikisht te ndryshem, pa mekanizem transferimi buxhetor dhe pa koordinim unik politik do te sillte natyrshem nje zhvillim divergjent te parametrave makro-ekonomike te tyre. Nje shtet me monedhen e tij kombetare qe do te kishte problem te tilla me borxhin publik, do te perdorte rritjen e mases monetare ne qarkullim per te ulur vleren e monedhes dhe si pasoje, per te rritur kompetitivitetin krahasimisht me parnertet tregetare nderkombetare si dhe per te ulur vleren e borxhit te brendshem.

Eurozona ne kerkim te rritjes ekonomike

Ne pamundesi per te ri-fituar kompetitivitetin e humbur nepermjet zhvleftesimit te monedhes kombetare, vendet ne veshtiresi nuk kane rruge tjeter perpos ri-fitimit te kompetitivitetit duke ulur cmimin e faktoreve te brendshem te prodhimit. Ky proces, e mbi te gjitha madhesia e perpjekjeve te nevojshme, kerkon reforma strukturale shume te dhimbshme sidomos per shtresat e mesme dhe te varfra te popullates. Reduktimet prekin shpenzimet sociale, shpenzimet buxhetore, kerkojne fluidifikim te tregjeve, privatizim te aseteve publike, reduktim te kostos se punes per njesi, rritjen e taksave dhe futjen e taksave te reja, dhe menjanimin e evazionit fiskal. Gati te gjitha keto masa kane ndikim te drejtperdrejte ne nivelin e te ardhurave te shtresave te mesme dhe te varfra te popullates.

Modeli socio-ekonomik i vendeve te Eurozones ka nevoje per rritje ekonomike permanente, perndryshe shteti e ka te pamundur te financoje shpenzimet sociale. Por nga do te vije rritja ekonomike e vendeve te Eurozones ? A do konvertohet Qipro ne nje Taivan ne briget e Mesdheut ? Do mundet Greqia te ndertoje strukturen e saj industriale per t’u bere Koreja e Evropes ? A do te kete sukses Franca te ri-ktheje ne ne territorin e saj  uzinat qe u delokalizuan ne vendet a Azise Juglindore ? Apo ne pamundesi per te vazhduar si me siper, Greqia do dale nga Eurozona ? Apo do te jete Gjermania ajo qe do te largohet e para e lodhur nga kerkesat e vazhdueshme te vendeve ne veshtiresi ? Po Kosova qe e ka Euron monedhe te saj, si duhet te pershtatet ? Ku duhet te orientohet struktura prodhuese e Kosoves ?  Cila duhet te jene politikat industriale qe duhet te implementohen nga Prishtina ?

Opinioni juaj na intereson – na shkruani ne info@shtetiweb.org

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan