Cilat janë funksionet e Shtetit?
Duke u bazuar në analizën juridike dhe interpretimin politik të funksioneve të Shtetit, pavarësisht nga dallimet midis pikëpamjes formale dhe pikëpamjes materiale, dallon tre funksione të shtetit:
Është Kushtetuta ajo që përcakton organet dhe kompetencat e tyre për kryerjen e funksioneve të mësipërme të Shtetit
Interpretimi politik i funksioneve të shtetit ka ndryshuar me vetë evoluimin e konceptit të rolit të Shtetit. Ky ndryshim në vite ka ndodhur në intervalin midis dy funksioneve tradicionale të Shtetit: Shteti xhandar – Shteti social. Sidoqoftë, në mënyrë të përmbledhur, funksionet aktuale të Shtetit mund të grupohen në dy kategori:
a) funksionet tradicionale (rendi, drejtësia, mbrojtja dhe marrëdhëniet me jashtë)
b) funksionet social-ekonomike (buxheti dhe financat, zhvillimi ekonomik dhe administrimi i territorit, puna, shëndetësia).
Dallohen funksionet regaliane të Shtetit, ato të cilat nuk mund të delegohen, nga funksionet e tjera që mund të delegohen.
Një nga temat më të diskutuara veçanërisht kohët e fundit janë funksionet ekonomike të Shtetit. Në teorinë e financave publike përcaktohen tre funksione ekonomike të Shtetit:
1. Rregullimi ose “stabilizimi”. Në ekonominë e tregut aktiviteti është shpesh ciklik. Funksioni i rregullimit nëpërmjet politikave makro-ekonomike (si psh monetare, buxhetare, të këmbimit, etj) i mundëson shtetit evitimin e fluktuacioneve ekonomike shumë të mëdha.
2. Caktimi dhe organizimi i burimeve dhe mjeteve prodhuese. Në këtë rast qeveria ndërhyn për të marrë në ngarkim pasuritë e përbashkëta, për të regulluar konkurrencën, për të bërë të mundur manaxhimin e eksternaliteteve
3. Shpërndarja, që ka për qëllim reduktimin e mosbarazive. Këto ndërhyrje janë të ndërlidhura me nocionet e ndershmërisë, të drejtësisë sociale dhe të mundësive të çdonjërit.