BE në 2013: Kriza financiare i lëshon vendin krizës sociale
Nga Ardian Hackaj, Ekonomist, CDI
Në javen e pare te janarit te ketij viti dy informacione zyrtare shenuan aktualitetin. Me date 7 Janar me Lisbone Kryetari i Komisiont Evropian, Manuel Barroso deklaroi qe “..kercenimi egzistencial qe rendonte mbi euron eshte tejkaluar”. Me date 8 janar, EUROSTAT publikoi te dhenat e papunesise per vendet e BE-se. Shkalla e papunesise ne Eurozone u ngjit ne 11.8%. Megjithese e larte, kjo mesatare e 17 vendeve « fsheh » shifra alarmante te papunesise ne vende si Greqia ku ne Shtator ku 26.2% e popullates se afte per pune nuk punon ose ne Spanje ku kjo shifer shkon ne 26,6%.
Me date 10 Janar cmimi i bonove spanjolle te thesarit 10-vjecare ra nen 5% per here te pare qe nga marsi 2012. Ulja e cmimit te borxhit spanjoll shoqeron te njejtin fenomen pozitiv per borxhin Irlandez , per borxhin grek dhe italian. Po ashtu bursat kryesore te Evropes pasi gezuan nje semester te dyte fantastik ne 2012, e kane nisur 2013 te gjitha ne jeshile.
Por ne 10 janar Instituti i Statistikave te Greqise njofton se shifra e papunesise per Greqine hypi ne 26.8% ne Nentor.
C’fare po ndodh ? Ka dale Evropa nga kriza apo jo ?
Ne 2012 Banka Qendrore Evropiane shpetoi Euron, … dhe bankat
Para nje viti pasi rrezikuan te shperbejne zonen euro dhe monedhen me te njejtin emer, shtetet fajtore, ose borxhlinjte problematike, u vune perpara zgjedhjes : me mire ne zonen euro apo jashte saj ? Sot konstatojme qe te kater shtetet ne fjale (Greqia, Italia, Irlanda dhe Spanja) jo vetem qe jane akoma ne zonen euro, por dhe probabiliteti qe ata te largohen eshte zvogeluar ndjeshem. Treguesi me i mire i ketij suksesi eshte shkalla e zvogeluar e rrezikut me te cilin borxhdhenesit sot vleresojne aftesine paguese te ketyre shteteve.
Masat e ndermarra per te bindur borxhdhenesit mbi virtytin e ketyre vendeve variojne nga falje masive te borxhit per Greqine ne deklarimin e Super Marios (Draghi) qe do te beje c’ka ne dore per te mos lejuar Euron te shbehet. Eshte shume interesante te verehet qe analistet financiare permendin mbi te gjitha rolin e Bankes Qendrore Evropiane (Mario Dragi u zgjodh njeriu i vitit 2012 nga Financial Times) si shpetimtari te Euros.
Si perfundim, nderhyrja masive e BQE beri te mundur nxjerrjen e bankave evropiane nga bataku i borxhit ku kishin llocur dhe ndihmoi ne transferimin e ketij borxhi ne buxhetet e shteteve te Eurozones. Tani pergjegjes per keto detyrime jane taksapaguesit evropiane. Sidoqofte eshte merite e pakontestuar e BQE, lehtesimi i ndjeshem i kushteve me te cilat shtetet borxhlinj arrijne te marrin sot borxh te ri ne tregjet nderkombetare.
Ne 2013 kriza eshte zhvendosur ne sektorin social
Tani qe faza akute e krizes se borxhit ka kaluar, vemendja eshte fokusuar ne politikat fiskale dhe industriale te vendeve borxhlinj. Ne pamundesi per te ri-fituar kompetitivitetin e humbur qe nga themelimi i Eurozones nepermjet zhvleftesimit te monedhes kombetare (e dorezuar per hir te Euros), vendet ne krize borxhi nuk kishin rruge tjeter perpos te ulnin koston e faktoreve vendore te prodhimit. Prandaj nen mbikqyrjen e jashteme te gjitha keto vende kane ndermarre reforma strukturore te ekonomise, te quajtur ndryshe « zhvleftesim i brendshem ». Ky proces, e mbi te gjitha masa e stermadhe e perpjekjeve te nevojshme, kerkon reforma strukturore shume te dhimbshme sidomos per shtresat e mesme dhe te varfra te popullates. Politikat e uljes se kostove jane perqendruar mbi uljen shpenzimeve buxhetore, kryesisht nepermjet reduktimit te shpenzimeve sociale dhe koston se punes per njesi. Ato jane shoqeruar me fluidifikim te tregjeve nepermjet thjeshtimit te legjislaciont perkates, hapjes per konkurrencen te profesioneve te mbrojtura, privatizim te aseteve publike, rritje te taksave dhe futjen e taksave te reja, dhe menjanimin e evazionit fiskal. Te gjitha keto masa (pervec te fundit) kane ndikim te drejtperdrejte ne uljen nivelin e te ardhurave te shtresave te mesme dhe te varfra te popullates.
Ulja e buxheteve sociale nga qeverite e desheruara te balancojen buxhetin e vendit ka ndikuar direkt ne uljene ndihmave social dhe si perfundim ka lene familjet e varfra dhe ne nevoje te vetme perballe krizes. Si pasoje, ne Spanje koeficienti GINI qe mat pabarazine ekonomike eshte rritur nga 31.2 ne 34 qe nga fillimi i krizes. Ne Greqi, numri i banoreve qe i jane kthyer ngrohjes me dru ne pamundesi per te paguar elektricitetin ose gazin, ka rritur prerjen e paligjshme te pemeve. Ministria Greke e Mjedisit ka hapur 3,000 raste prane gjykatave dhe sekuestruar 13,000 ton dru te prere ilegalisht.
Per me teper, kjo situate pritet te vazhdoje dhe ne 2013. Nqs marrim si shembull ekonomine greke, treguesit e shendetit te saj kane vazhduar te perkeqesohen. Ne 2013, borxhi publik grek do te arrije 189% te PBB (jo 179%), deficiti publik do te jete 5.2% (jo 4.2%), rritja ekonomike do te jete -4.5% (jo -3.8%). Shkalla e papunesise se te rinjve ne Tetor te 2013 ishte 56.6% (krahasuar me 46.7% ne 2011, 34.7% ne 2010, 28.5% ne 2009 dhe 22.1% ne 2008). Shumatorja e te gjitha ketyre treguesve ne mireqenien e popullates greke eshte ndjeshem negative.
Ne Spanje jane ne treg 800,000 apartamente te vjetra, plus 700,000 apartamente te sapo-ndertuara, plus 300,000 te konfiskuara nga bankat pas mos-kthimit te kredise nga bleresit, plus 150,000 ne proces permbarimi, si dhe 250,000 ne ndertim. Pervec kolapsit te sektorit te ndertimit – motorr i ekonomise spanjolle – ulja e cmimeve te pasurise se patundshme si pasoje e kesaj hyper-oferte ka ulur me 8% nivelin e pasurise se familjeve spanjolle. Po ashtu ne krahasim me 2009, ne 2011 te ardhurat e familjeve greke jane ulur me 17%.
Laszlo Andor, Komisioneri per Punet Ekonomike dhe Sociale ne raportin e fundit mbi punesimin ne Evrope permedni zgjerimin e hendekut mes vendeve te Evropes se Jugut dhe asaj te Veriut. “Shtetet periferike jane futur ne nje spirale negative te uljes se prodhimit ekonomik, rritjes se shpejte te papunesise dhe uljes se te ardhurave individuale”. Psh ne Austri shkalla e papunesise eshte 4.5% dhe ne Gjermani eshte 5.4%.
Ne vend te parashikimit
Ne fakt borxhi publik i Eurozones nuk ka qene asnjehere shkaku i vertete i krizes. Borxhi i mbledhur i 17 vendeve evropiane eshte me i vogel ne raport me PBB sesa ai i SHBA, ose Mbreterise se Bashkuar apo Japonise. Kriza e Euros eshte nje nga treguesit e keqfunksionimit te zones Euro, rezultat i nje keq-planifikimi fillestar. Futja ne nje sistem i dy zonave ekonomikisht te ndryshme, me strukture prodhimi aspak te ngjashme si psh Greqia dhe Gjermania, pa mekanizem transferimi buxhetor dhe pa koordinim unik politik do te sillte natyrshem nje zhvillim divergjent te parametrave makro-ekonomike te tyre.
Perpjekjet e fundit te vendeve te Eurozones drejt Bashkimit Bankar po mundohen te korrigjojne gabimin struktural te fillimit. Sidoqofte ne mungese te nje rritjeje ekonomike domethenese, cdo hap i metejshem ne rrugen e integrimit do te duhej te llogariste ne reagimin e popullatave te frustruara nga masat e rrepta ekonomike. Elitat politike vendore i kane prezantuar keto politika si te detyruara nga Brukseli. Eshte e pritshme qe me rritjen e varferise qe pritet te vazhdoje dhe ne 2013, mbeshtetja per Bashkimin Evropian te zvogelohet sidomos ne shtresat e prekura. Ky reagim i popullates po perdoret nga e politikanet e partive ekstremiste ne vendet e Eurozones.
Ne nje situate ku BQE (nje institucion i pavarur dhe me mision stabilitetin e Euros) merr persiper rolin e shpetuesit te monedhes evropian, kush do t’i mbroje interesat e klases se mesme prane ketij institucioni ? Cili do te jete roli i Parlamentit Evropian ne perfaqesimin dhe mbrojtjen e interesave te popullates evropiane. Sakrificat qe popullatat e vendeve te BE po pranojne te bejne ne keto kohe te veshtire, jane te justifikueshme per sa kohe qe vleresohet qe rezultati i premtuar nuk eshte larg. Nqs rritja e konomike drejt se ciles po rendin te gjithe, nuk do te duket ne horizont shumekush do ti beje pyetjen vetes nese ja vlen barra qerane per sakrificat e ndermarra. Nje sistem ekonomik qe nuk u jep sadisfaksion shumices se qytetareve te tij nuk eshte afatgjate. Ne qofte se sistemi nuk u ofron pritjet legjitime qytetareve te tij, besimi ne ekonomine e tregut dhe ne vete sistemin e zgjedhur politik do te humbase, dhe bashke me te dhe legjitimiteti i institucioneve egzistente.