Ç’janë autoritetet e pavarura?
Një autoritet administrativ i pavarur (AAP) është një institucion i Shtetit, i ngarkuar të garantoj një rregullim në sektorët të konsideruar si kryesorë dhe për të cilët qeveria dëshiron të evitoj ndërhyrjen e saj të drejtpërdrejt. AAP janë një kategori juridike e re, sepse në kundërshtim me traditën administrative, ato nuk janë në mvartësi të qeverisë apo një ministri. Ato nuk marrin urdhëra, porosi apo këshilla nga asnjë organizëm tjetër publik. Zakonisht këto autoritete raportojnë në Kuvend. Ngritja, organizimi dhe funksionimi i AAP bëhet me ligj të vecantë. Numëri i tyre ndryshon në funksioneve të kritereve të vendosura, por mund të grupohen në dy kategori:
– ato të ngarkuara me rregullimin e aktiviteteve ekonomike,
– ato të ngarkuara me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
AAP paraqesin tre karakteristika, që janë:
– autoritete: ato disponojnë një numër kompetencash (të rekomandimit, të vendimit, të nxjerrjes së akteve, të sanksioneve);
– administrative: ato veprojnë në emër të shtetit dhe disa kompetenca të administratës u delegohen atyre (për shëmbull nxjerrja e akteve rregullatore);
– të pavarura: në të njëjtën kohë si ndaj sektorëve të kontrolluar, ashtu dhe ndaj pushteteve publike.
Roli i një AAP është të siguroj rregullimin, domethënë funksionimin harmonik të një sektori konkret, në të cilin qeveria nuk dëshiron të ndërhyjë. Është fjala sidomos për fusha të ndjeshme, ose për pasojat eventuale politike (për shëmbull, radiotelevizioni), ose për shkak të impaktit eknomik tek qytetarët (për shëmbull, energjia, telekomunikacioni). Për këto arësye gjatë funksionimit të tyre, AAP duhet të garantojnë që opinionet e ofruara prej tyre të jenë të pandikuara nga qeveria, të sigurojnë një pjesmarrje sa më të gjërë të personave me komptenca të ndryshme, sidomos profesionistë të sektorëve që kontrollohen dhe që vendimet e tyre të zbatohen nga organet e Shtetit.
Kompetencat e AAP ndryshojnë nga njëri tek tjetri. Ato mundet të:
– japin një njoftim ose rekomandim, që konsiston ose në këshillimin e operatorëve për ndjekjen e një praktike të vecantë, ose të tentojnë të gjejnë një kompromis midis administratës dhe subjektit të shqyrtuar.
– të marrin një vendim individual. Është fjala për të liruar autorizimin e ushtrimit të një aktiviteti ose të një kompence emërimesh. Kështu për shëmbull Këshilli i telekomunikacioneve
– të kenë një kompetencë rregullatore, që konsiston në organizimin e një sektori të aktiviteteve duke vendosur rregulla. Kjo kompetencë në parim i përket qeverisë, por kjo përbën një rast përjashtues dhe zbatohet në mënyrë të kufizuar, gjithmonë në interpretin të dispozitave të caktuara ligjore.
– kompetencë për dhënie të sanksioneve; kur aktorët e një sektori të kontrolluar rezultojnë se nuk respektojnë rregullat e vendosura me ligj ose me akte të këtyre autoriteteve, AAP mund të japin sanksione për to, deri në ndërprerjen e autorizimit të aktivitetit.