Si klasifikohen shpenzimet buxhetore?
Në përputhje me ligjin Nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, klasifikimet buxhetore përfshijnë të paktën:
a) klasifikimin administrativ, i cili përfaqëson klasifikimin e njësive të qeverisjes së përgjithshme deri në nivel njësie shpenzuese;
b) klasifikimin ekonomik, i cili përfaqëson klasifikimin e transaksioneve, sipas natyrës ekonomike;
c) klasifikimin funksional, i cili përfaqëson një klasifikim të detajuar, sipas funksioneve ose objektivave ekonomiko-socialë, që njësitë e qeverisjes së përgjithshme synojnë të përmbushin;
ç) klasifikimin, sipas programeve, i cili përfaqëson programet, nënprogramet dhe projektet, në përputhje me objektivat e njësive të qeverisjes së përgjithshme;
d) klasifikimin, sipas burimeve të financimit.
Kodet dhe emërtimet e klasifikimeve buxhetore dhe të llogarive kontabël janë unike për të secilën nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme.
Konkretisht, në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit kemi:
A, Klasifikimin funksional, që përmban “kodin” dhe “funksionin”, si më poshtë:
Kodi Funksioni
01 Shërbime të përgjithshme Publike
02 Mbrojtja
03 Rendi dhe Siguria Publike
04 Arsimi
05 Shëndetësia
06 Sigurimi dhe Ndihma Sociale
07 Argëtimi, Kulturë & Cështjet Fetare
08 Energjia
09 Bujqësia, Pyjet, Peshkimi & Gjuetia
10 Burimet Minerare
11 Transporti dhe Komunikacionet
12 Shërbimet e tjera Ekonomike
13 Shpenzime të tjera
B. Klasifikimin Ekonomik , që përmban:
I. Shpenzimet Korrente
1 Personeli
2 Interesat
3 Shpenzimet Operative & Mirëmbajtje
4 Subvecionet
5 Shpenzimet Sigurimeve Sociale e transferta të tjera
6 Shpenzimet e Pushtetit Vendor
7 Shpenzime të tjera
II. Fondi Rezervë dhe Kontigjenca
III. Shpenzimet Kapitale