Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (www.ebrd.com) u themelua në vitin 1991, me qëllim të financimit të projekteve strukturore në vendet ish-socialiste nga Evropa Qendrore dhe Lindore, duke i mbështetur ato në fazën e tranzicionit drejt ekonomisë së tregut. Banka është në pronësi të 60 shteteve dhe 2 institucioneve ndërqeveritare (Bashkësisë Evropiane dhe Bankës investuese Evropiane), me kapital të shënuar prej një shume më të madhe se 20 miliardë Euro. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk e shfrytëzon direkt këtë bazë të fortë kapitale për financim të projekteve, por huazon nga tregjet ndërkomëtare të kapitalit, duke u bazuar vazhdimisht në principet e shëndosha bankare.
Banka promovon financimin dhe investimet direkte nga jashtë, e mobilizon kapitalin vendas dhe mundëson ndihmë teknike; punon me banka, industri dhe biznese si dhe me ndërmarrje publike. Ajo, punon me 27 vende nga Evropa Qëndrore deri tek Azia Qëndrore, në të cilat respektohen principet demokratike.
Strukturën udhëheqëse të Bankës e udhëheq Bordi i guventarorëve (të cilit i janë ndarë të gjitha kompetencat), Bordi i drejtorëve (përgjegjës për punën dhe politikën e përgjithshme), dhe kryetari (përfaqësuesi ligjor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i zgjedhur nga ana e Bordit të guvernatorëve, i cili udhëheq me punën e Bankës sipas udhëzimeve nga Bordi i drejtorëve).
Pjesmarrja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në zgjidhjen e sfidave komplekse të tranzicionit bazohet në strategji, politikë dhe procedurë. Dallimi midis vendeve të rajonit në të cilat funsionon Banka është i madh, por ajo i rregullon produktet e saja dhe i drejton punën e sektorëve të saj drejt plotësimit të nevojave konkrete të tregut për çdo vend. Zhvillohen dhe ndiqen strategji veçmas për 27 vendet ku ajo punon. Gjithashtu, Banka ka edhe politikat e saja sektoriale, në të cilat vendoset zyrtarisht strategjia për sektorët në vijim: bujqësi; energjetikë; infrastukturë komunale dhe ajo e mjedisit jetësor; resurset natyrore; pronësisë; transportit; telekomunikacionit; informatikës dhe publikimeve.
Financimi i projekteve është veprimtari thelbësore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Banka siguron financim me kredi dhe kapital aksionar, garanci, leasing, mbështejtje të tregut dhe gjithashtu, e financon zhvillimin professional përmes programeve për mbështetje. Vendimet konkrete krijohen sipas nevojave të klientit dhe projektit, si dhe në bazë të gjendjes specifike të vendit, rajonit dhe sektorit. Deri më tash, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka ndarë më shumë se 22.7 miliardë Euro për projekte në sektorët privat dhe ato shtetëror.
Projetet e mëdha të Bankës varojnë nga 5 milion Euro deri më 250 milion Euro (më shumë se 20 miliardë Euro janë siguruar për më shumë se 800 projekte të mëdha). Këto projekte duhet t’i plotësojnë kushtet primare, siç janë: të jenë fitimprurëse dhe të rëndësishme për ekonominë lokale, ti kënaqin standartet për mbrojtje të mjedisit jetësor, të kenë financim shtesë nga donatorë dhe nga bashkë-financierë tjerë.
Projektet e vogla, thuajse çdoherë janë të financuara përmes ndërmjetësve financiarë, siç janë bankat komerciale, bankat për biznese të vogla, fondet kapitale dhe institucionet që punojnë me leasing; të cilat në këtë mënyrë u mundësojnë sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve të vogla me qasje më të madhe deri tek mjetet financiare.
Programi për lehtësim të tregtisë mundëson lehtësime kreditore në formë të garancioneve nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhënë për përfitim të bankave komerciale ndërkombëtare. Banka, poashtu, mundëson financim direkt të bankave në rajon me qëllim të ardhshëm për huamarrje të ndërmarrjeve lokale për aktivitete tregtare.