Flamuri i përdorur nga Qeveria e Vlorës

Përmasat 170×95 cm                                             

Fondi Etnografik, Qendra e Studimeve Albanologjike 

Ky flamur është përdorur në ndërtesën e Qeverisë së Vlorës gjatë vitit 1913.

Flamuri është realizuar në pëlhurë të leshtë, në të cilën është qëndisur nga të dyja anët shqiponja e zezë. Përqark konturohet nga një shirit me thekë bronzi.

Ky flamur është valëvitur në dy mënyra, i ngritur në shtizë me litar, por edhe i futur në një shkop, si dhe nga të dyja anët (njëra anë është më e dëmtuar se tjetra). Kjo është edhe arsyeja se përse shqiponja nuk është e pozicionuar në mes.

Flamuri u identifikua vitin e kaluar, në bazë të raportit gjatësi e gjerësi tek flamuri objekt dhe të po këtij raporti tek flamuri që paraqitet në dy fotografi të kohës. Njëkohësisht, për identifikimin e tij shërbeu edhe pozicionimi jo në qendër i shqiponjës në flamurin e paraqitur në fotografitë e kohës, pozicionim i shqyrtuar në laboratorin e kriminalistikës.

Identifikimi i këtij flamuri u realizua nga Prof.As.Dr. Frederik Stamati dhe u certifikua nga konsulta e specialistëve, e thirrur nga QSA më datë 6 janar 2012.

 

                                                                      Përmasat 150×94 cm                                          Fondi Etnografik, Qendra e Studimeve Albanologjike

Flamuri i përdorur në cerimoninë e varrimit të IsmailQemalit

Ismail Qemali vdiq në Peruxhia, në hotel “Brufani”, me 26 janar 1919. Trupi u soll në Skelë të Vlorës më 10 shkurt 1919 nga luftanija italiane “Alpino”.

Ismail Qemali u varros në Kaninë, në varrezën familjare të familjes Vlora. Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. I biri i Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora, pohon se gjatë ceremonisë arkivoli u mbulua me këtë flamur.

Pas ceremonisë në Kaninë, djemtë e Ismail Qemalit e morën këtë flamur, për ta përdorur përsëri në rivarrimin e tij, më 28 nëntor 1932, në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë.

Mbas kësaj, Et’hem Bej Vlora ia dhuroi flamurin Muzeut Kombëtar

Identifikimi i këtij flamuri u realizua nga Ariola Prifti dhe nga Prof.As.Dr. Frederik Stamati në dhjetor të vitit 2011 dhe u certifikua nga konsulta e specialistëve, e thirrur nga QSA më datë 6 janar 2012.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi