Kuadri ligjor i IPA

Baza ligjore e cila themelon dhe përcakton rregullat dhe procedurat për menaxhimin e asistencës financiare për vendet kandidate dhe ato potencial kandidate është Rregullorja Kuadër e IPA-s e aprovuar nga Këshilli Evropian (vizito: Rregullorja Kuadër IPA – Këshilli Evropian Nr. 1085/2006). Rregullorja Zbatuese e IPA-s miratuar nga Komisioni Evropian përcakton procedurat e programimit dhe zbatimit të ketij instrumenti (vizito Rregullorja Zbatuese IPA Komisioni Evropian NR 2499/2007).

Praktikisht, procesi i ndihmës financiare IPA ndaj Shqipërisë është bazuar mbi dy dokumentet e mësipërme, dhe administrohet nëpërmjet dokumenteve ligjore të mëposhtëm të renditur sipas rëndësisë:

  • Kuadri Indikativ Financiar Shumë-Vjecar – KIFS  (në anglisht  Multi-annual Indicative Financial Frameëork – MIFF) cakton shpërndarjen e fondeve për çdo vend përfitues të IPA dhe për çdo komponent të saj. Ky dokument lidh kontekstin politik me procesin buxhetor të një vendi duke shoqëruar Progres Raportin përkatës dhe Strategjinë e Zgjerimit. Si i tillë KIFS ri-shikohet çdo vit dhe publikohet në vjeshtë. Këtu KIFS 2013.
  • Dokumentet Planifikuese Indikative Shumë-vjeçare  – DPIS (në anglisht Multi-annual Indicative Planning Documents – MIPD). Bazuar në buxhetin e alokuar në KIFS dhe në kuadrin e zhvillimeve politike në vend, Komisioni Evropian në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare përgatit DPIS. Ky dokument përmban fushat ku do të shpenzohet IPA, ka kohëzgjatje tre-vjecare dhe ri-shikohet çdo vit. Përveç Qeverisë, Komisioni kujdeset që dhe shoqëria civile dhe donatorët të marrin pjesë aktive në përgatitjen e këtij dokumenti. Këtu DPIS 2011 – 2013
  • Programet Vjetore / Shumëvjeçare të Detajuara zhvillojnë më tutje prioritetet e DPIS në masa dhe projekte konkrete. Këto programe zyrtarizohen në formën e Vendimeve Zbatuese – VZ (në anglisht Implementing Decisions) të adoptuar nga Komisioni Evropian, të cilat përcaktojne fushën e ndërhyrjes, objektivat, rezultatet, procedurat e menaxhimit dhe shumat përkatëse të çdo komponenti të IPA-s. Psh, për VZ të IPA Komponenti I të vitti 2012.
  • Marrëveshjet Kuadër (në anglisht Framework Agreements) janë marrëveshjet kontraktuale mes Qeverisë Shqiptare dhe Komisionit Evropian, që zyrtarizojnë detyrimet e çdo pale për zbatimin e Programeve Vjetore/Shumëvjeçare të Detajuara.

Cdo vit Komisioni i raporton Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian mbi IPA-n.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi