Kosto e borxhit për frymë në vitet 2010-2016

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim koston e borxhit për frymë në vitet 2010-2016. Ky indikator llogaritet si raport i shumës së interesave që paguhen nga Buxheti i Shtetit për kredinë e marrë dhe ende të pashlyer me popullsinë e vendit në një vit të caktuar.

Screen Shot 2016-05-08 at 22.34.03Vitet 2010-2012 shfaqen me ndryshime të ulta të kostos së borxhit për frymë, duke variuar nga 14 254 lekë në 2010-n në 14 299 lekë në 2012-n. Kthesa e rëndësishme në ecurinë e indikatorit ka ndodhur në vitin 2013, ku kostoja e borxhit për frymë shkoi në 14 952 lekë apo 4.5% më shumë se një vit më parë. Rritja e lartë u shkaktua kryesisht nga rritja e huasë së marrë me interesa tregtare kundrejt huasë së përfituar më parë me interesa koncesionale apo me terma më të butë.

Situata ndryshon në vitin 2014, ku kostoja e borxhit për frymë zbret në 13 843 lekë apo 7.52% me pak se në 2013-n, trend i cili vijon edhe në vitin 2015. Kjo erdhi nga rënia e normave të interesit të tregut të brendshëm, të cilat mundësuan një borxh më të lirë për shtetin.

Ky efekt shfaqet më i plotë sidomos në vitin 2015, kur shpenzimet për interesa në buxhetin fillestar ishin parashikuar 49.2 miliardë lekë, ndërkohë që në Aktin Normativ të muajit korrik u rivlerësuan në 40.9 miliardë lekë apo 8.3 miliardë lekë më pak. Megjithatë, duhet theksuar se në uljen e shpenzimeve për interesa gjatë vitit 2015, përveç normave në ulje të interesit, ndikuan edhe kursi i këmbimit lekë/euro si dhe ulja e kontigjencave për garancitë e brendshme.

Trendi pritet të ndryshojë sërisht në vitin 2016, ku kostoja e borxhit për frymë rritet me 11.52%, për të arritur në 14 899 lekë. Rritja e lartë e indikatorit është shkaktuar nga rritja e nivelit të interesave, të cilat për vitin 2016 janë parashikuar 43 miliardë, 4.3 miliardë më shumë së në vitin 2015. Edhe pse Ministria e Financave ka parashikuar një ulje të stokut të borxhit nga 72.6% të PBB-së në vitin 2015 në 70.6% të PBB-së për vitin 2016, shuma e interesave është rritur, pasi vlerësohet se do të shtrenjtohet borxhi i marrë në monedhë të huaj.

Në ecurinë e kostos së borxhit për frymë, ndonëse në masë më të ulët, ka ndikuar dhe tkurrja e vazhdueshme e popullsisë. Gjithsesi, niveli i interesave ngelet faktori mbizotërues që përcakton sjelljen e kostos së borxhit për frymë.

Screen Shot 2016-05-08 at 22.35.03Në formë tabelare, i gjithë informacioni mbi interesat, popullsinë, koston e borxhit për frymë dhe ecurinë e tyre në vitet 2010-2016 paraqitet si më poshtë.

Screen Shot 2016-05-08 at 22.35.53

 

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan