Sa ndikojnë shpenzimet buxhetore në ekonominë shqiptare?

Nga Eduard Zaloshnja, botuar në 24 nëntor 2014

efektibuxhetiBuxheti i vitit 2015 parashikohet të jetë sa 31.8% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Por efekti i tij në këtë produkt natyrisht që do të jetë më i madh. Sepse disa shpenzime buxhetore (si ato për investime, mirëmbajtje, shlyerje të detyrimeve të parapambetura infrastrukturore etj.) kanë edhe efekte të tërthorta, përveç efektit të drejtpërdrejtë. Për shembull, pronarët, punonësit dhe furnitorët e një kompanie private që do të ndërtojë një vepër publike, përveçse do të kontribuojnë drejtpërdrejt në PBB me vlerën e veprës së ndërtuar, do të kontribuojnë edhe tërthorazi, nëpërmjet konsumit që do të realizohet me paratë e fituara. Sepse dyqanet, lokalet etj., ku kryhet ky konsum, e rrisin xhiron e tyre. Gjithashtu, edhe furnitorët e këtyre të fundit e shtojnë xhiron e tyre, e kështu me rradhë.

Duke përdorur multiplikatorë të zërave kryesorë të buxhetit që përdor FMN-ja për vende në zhvillim, rezulton se efekti i shpenzimeve buxhetore shqiptare në PBB-në e 2015-ës do të jetë sa 35% e saj – 12% nga investimet publike qendrore, rajonale e lokale, dhe 23% nga shpenzimet e tjera.

Në vitin 2012, i fundit vit kur buxheti i shtetit u ekzekutua i plotë nga qeveria e mëparshme, shpenzimet buxhetore ishin sa 28.2% e PBB-së. Ndërsa efekti i tyre në PBB ishte sa 31% e saj – 10% nga investimet publike qendrore, rajonale e lokale, dhe 21% nga shpenzimet e tjera.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan