Programi Buxhetor Afatmesëm

Programi Buxhetor Afatmesëm është një dokument kyç në Sistemin e Planifikimit të integruar, përmes të cilit realizohet në mënyrë sa më të efektshme dhe të harmonizuar planifikimi dhe monitorimi i politikave të qeverisë në tërësi. Programi Buxhetor Afatmesëm (PBA) siguron që alokimet vjetore të buxhetit të reflektojnë prioritetet politike gjatë një periudhe afatmesme (3-vjeçare) duke bërë një lidhje të drejtpërdrejtë midis alokimit të buxhetit dhe objektivave të politikës së programit. Ai bën gjithashtu kombinimin e përshtatshëm midis alokimeve për investime dhe shpenzime korente dhe midis qeverisjes qëndrore dhe asaj lokale. Horizonti kohor 3-vjeçar për planifikimin e shpenzimeve lejon një parashikueshmëri më të lartë në alokimet e ardhshme të burimeve.

Për hartimin e këtij dokumenti fillimisht Ministria e Financave analizon dhe vlerëson kërkesat e buxhetit afatmesëm dhe kërkesat shtesë, si dhe përgatit një raport me konkluzione dhe rekomandime për secilën njësi të qeverisjes qendrore. Ky raport u paraqitet secilës njësi të qeverisjes qendrore. Pas reflektimit të konkluzioneve të seancave dëgjimore, projekti i dokumentit të programit buxhetor afatmesëm i dërgohet Ministrit të Financave, i cili shqyrton projektin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe bën miratimin e projektit, që do të paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave brenda muajit qershor të çdo viti.

Këshilli i Ministrave miraton me vendim projektin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe tavanet përfundimtare të shpenzimeve. Brenda muajit korrik të çdo viti, Ministri i Financave i dërgon për informacion Kuvendit një kopje të dokumentit të programit buxhetor afatmesëm, të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe, me kërkesë të komisionit parlamentar përgjegjës për financat publike, jep shpjegime në komision për aktin e miratuar.

Programi buxhetor afatmesëm shoqërohet edhe me një aneks, i cili përmban:

  1. a) mënyrën e llogaritjes dhe shumën e transfertës së pakushtëzuar të njësive të qeverisjes vendore;
  2. b) shumën dhe qëllimin e transfertës së kushtëzuar, që Buxheti i Shtetit jep për njësitë e qeverisjes vendore;
  3. c) taksat kombëtare, të ndara me qeverisjen vendore dhe pjesën e ndarë për tri vitet pasardhëse buxhetore.

Programi buxhetor afatmesëm mund të përmbajë edhe fondin rezervë të Buxhetit të Shtetit, për përballimin e nevojave për shpenzime të paparashikuara.

Programi Buxhetor Afatmesëm në vite (Klikoni këtu)

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan