Dyfishohet Erasmus, lind Erasmus Plus

E rëndësishme marrëveshja e arritur nga BE në lidhje me të rinjtë dhe të nxënit. Rreziku që në kohë krize të 220px-Erasmus_logo.svgmadhe, si ajo që po kalon Europa prej disa kohësh, të pakësoheshin fondet e destinuara studentëve, duke u mohuar atyre mundësinë për të studiuar jashtë vendit, duket se tashmë është lënë në hije. Fatmirësisht nuk perëndon ëndrra për të perfeksionuar formimin jashtë shtetit përmes një prej eksperiencave më të gjera dhe më të kërkuara nga studentët. Erasmus dyfishohet duke i dhënë jetë një programi të ri: Erasmus Plus.

16 miliardë euro për Erasmus, kjo është shifra e lajmëruar nga presidenca irlandeze. Jo vetëm që BE i ka ruajtur të gjitha fondet për kapitullin Erasmus, por edhe i ka rritur në 43% krahasuar me periudhën 2007-2013.

Plani i marrëveshjes së arritur sjell kënaqësi të mëdha, siç dukeshin edhe nga fjalët e zv/presidentit së Komisionit të Kulturës së Parlamentit të BE-së, danezit Morten Lokkegaard, i cili e quan lajm të shkëlqyer për studentët, mësuesit dhe të gjithë të rinjtë europianë. “Një dëshmi e rëndësishme ajo e marrëveshjes së arritur, që me gjithë krizën e fortë, Europa mund të vazhdojë të investojë në formimin e brezave të rinj. Eksperienca e perfeksionimit jashtë shtetit, falë financimeve të parashikuara, do të jetë e garantuar për afro 4 milionë studentë. Një fitore kjo e të rinjve dhe kulturës”. Mbi 4 milionë të rinj do të përfitojnë nga fondet e BE-së për mundësi edukimi dhe trajnimi jashtë vendit të tyre në periudhën 2014-2020, duke e dyfishuar numrin e atyre që kishin marrë këtë mbështetje deri më tani.

Programi Erasmus Plus sjell bashkë të gjitha skemat aktuale të BE-së por edhe ato ndërkombëtare për edukimin, trajnimin dhe rininë. Për herë të parë janë të përfshira edhe nismat për sportin.

Zyrtarët irlandeze kanë punuar intensivisht për të siguruar marrëveshjen mes shteteve anëtare dhe Parlamentit Europian.

Programi do të fokusohet në mobilitet, bashkëpunim dhe reforma politikash. Përmirësime do të bëhen për të mbështetur studimet ndërkombëtare, trajnimin, mësimdhënien dhe mundësitë e  vullnetarizmit. Këto përmirësime do të jenë në përfitim të arsimit të lartë dhe studentëve, trajnerëve, mësuesve dhe punonjësve të rinj.

Praktika e mirë do të ndahet mes mësimit ndërkulturor dhe ndërinstitucional në institutet e arsimit dhe ato të trajnimit si edhe organizatat rinore. Kjo do të vendoset formalisht përmes “Aleancës së Dijes” në nivelet universitare përmes “Aleancës së sektorit të aftësive” në institucionet teknike. Programi siguron angazhimin në sektorin privat për të strehuar novacionin dhe për të siguruar të nxënit praktik dhe arsimit. Në fushën e sportit, programi do të fokusohet veçanërisht në bashkëpunimin dhe aktivitetet në sportet e fushave të blerta.

Pas marrëveshjes, ministri irlandez i Arsimit dhe Aftësive, Ruairí Quinn u shpreh: “Synimi kryesor i Irlandës gjatë presidencës sonë është të kërkojë mënyra për të mbështetur punët e qëndrueshme dhe rritjen ekonomike në Europë. Me punësimin, sidomos mes të rinjve, në nivele të larta nëpër Europë, ky program i ri do të ketë një rol kyç në ndalimin dhe zgjidhjen e krizës”.

Ministri theksoi se vlerësohet që nga viti 2020, afro 35% të të gjitha vendeve të punës do të klasifikohen si me aftësi të larta. “Duhet të sigurohemi që të rinjtë tanë janë të pajisur mirë për t’u përballur me kërkesat e ardhshme të tregut të punës dhe se po u sigurojmë atyre mundësi që do të mund të zbulojnë potencialin e tyre të plotë”, përfundoi Quinn.

ERASMUS +

Projekti që bazohet në bashkimin konstruktiv të të gjithë mekanizmave precedentë europianë të lidhur me formimin, edukimin, rininë dhe sportin, është pagëzuar me emrin “Erasmus+”. Është parashikuar gjithashtu edhe një dyfishim i bursave të studimit për studentët që mezi presin ta jetojnë këtë përvojë unike.

Ministri Quinn

“Erasmus + do të përmirësojë punësimin e të rinjve dhe do të hapë mundësi të reja për ta. Që nga viti 2007, afro 400 mijë të rinj në vit nëpër Europë kanë përfituar nga programet aktuale dhe zhvillimet e sotme do të thonë se edhe më shumë njerëz, nga të gjitha moshat dhe background-et, do të mund të përfitojnë nga kjo mbështetje”.

Comenius, Erasmus edhe për shkollat e mesme

Për të studiuar jashtë shtetit është Comenius, programi i shkëmbimit për nxënësit. Programi është i fokusuar në të gjitha nivelet e arsimit, nga parashkollorët e deri te shkollat e mesme. Lajm i rëndësishëm për këdo që është i përfshirë në arsimin shkollor, kryesisht nxënës dhe mësues por edhe autoritetet vendase, përfaqësues të shoqatave të prindërve, organizata joqeveritare, institute trajnuese për mësuesi dhe universitete.

Si pjesë e programit të të mësuarit gjatë gjithë jetës, veprimet e Comenius synojnë të ndihmojnë të rinjtë dhe stafin arsimor për të kuptuar më mirë gamën e kulturave europiane, gjuhëve dhe vlerave. Gjithashtu ndihmojnë të vegjlit të sigurojnë aftësitë bazike të jetës dhe kompetencat e nevojshme për zhvillim personal, punësim të ardhshëm dhe qytetari aktive.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan