Cilët janë modelet e parlamenteve?

Struktura dhe funksionet bazë të parlamentit rrjedhin prej kushtetutës. Megjithë shumëllojshmërinë e tyre, kushtetutat përvijojnë konturet e parlamenteve në tre aspektet më të rëndësishme:

– Organizimin e parlamentit.

– Mënyrat se si parlamenti kryen funksionet e tij kryesore.

– Marrëdhëniet e parlamentit kundrejt institucioneve të tjera politike.

Kur flitet për mënyrën e organizimit të parlamenteve mbahen parasysh katër elementë kryesorë:

Së pari, Formati i jashtëm i parlamentit, domethënë, parlament me dy apo me një dhomë të vetme.

Së dyti, Mënyra  e strukturimit të brëndshëm, domethënë funksionimi i tij kryesisht në seancë plenare, apo transferimi i disa funksioneve institucionale në strukturat e brëndëshme.

Së treti, Mënyrat e drejtimit institucional të parlamenteve, domethënë, modeli vetëm me kryetar, apo edhe me organ drejtues kolegjial.

Së katërti, Mënyrat e organizimit të subjekteve politike në brëndësi të parlamentit, domethënë, mënyrat e krijimit të grupeve parlamentare.

Ndërsa grupet politike dhe komisionet parlamentare, si strukturat bazë të çdo parlamenti, janë përgjithësisht të ngjashme, modeli i përdorur për drejtimin e parlamentit është i ndryshëm, në mvarësi të traditave historike, politike dhe social ekonomike të vendeve përkatëse. Zakonisht tre janë modelet e përdorura:

– Modeli i Westminsterit, ku kryetari i parlamentit, spikeri, vepron si një autoritet jo partiak, që drejton dhe kontrollon debatin.

– Modeli i Kongresit Amerikan, ku kryetari jo vetëm drejton debatin, por është dhe udhëheqësi i partisë së shumicës.

-Modeli i Byrosë franceze, ku kryetari në kryerjen e funksioneve të tij ndihmohet nga një Byro e përbërë nga deputetë me përkatësi të ndryshme partiake.

Çdo parlament, që të funksionojë ka nevojë për strukturat e tij të shërbimeve. Shërbimet parlamentare veprojnë me një mision të dyfishtë: u japin ndihmë  parlamentarëve në ushtrimin e mandatit të tyre dhe autoriteteve drejtuese në drejtimin e vetë institucionit. Parlamenti është i pavarur në vendosjen e mënyrës së organizmit të strukturave të brëndëshme parlamentare.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan