Kujtesë për Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale”

ShtetiWeb, 6 korrik 2022

Tashmë ka filluar nga puna Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale” i cili do të rishikojë rezultatet e arritura nga ndarja teritoriale e realizuar në vitin 2015. Reforma e 2015 u miratua nga shumica parlamentare e asaj kohe (Partia Socialiste), ndërsa opozita e atëhershme (Partia Demokratike) nuk morri pjesë. Thuhet që ky Komision do të rishikoj numurin dhe kufijtë e njësive të qeverisjes vendore aktuale si dhe problemet që lidhen me decentralizimin e qeverisjes vendore. Pra, cilat do të jenë funksionet dhe përgjegjësitë e NJQV dhe financat që do të menaxhohen prej tyre?

Kujtojmë se portali ShtetiWeb.org prezantoi në 7 Mars 2014, rezultatet e fazes se pare te inisiatives “Per reformen e Ndarjes Administrarive nepermjet konsultimit te qytetareve”. Pergatitja e studimit dhe rezultateve perkatese u mbeshteten ne konsultimin individual te rreth 250 personave ne gjithe vendin, qytetare te cilet kane mbuluar ne te kaluaren funksione legjislative dhe ekzekutive ne te gjitha shkallet e pushtetit lokal, ose kane qene te lidhur profesionalisht me te. Ne nje faze te dyte, rezultatet e ketyre bisedave u shtruan per diskutim ne 12 tavolina pune te organizuara ne baze qarku. Hartat e propozuara te ndarjes se re territoriale se bashku me siperfaqet, kufinjte administrative, numrin e popullates dhe qendrat perkatese adminstrative reflektojne propozimet e mbledhura gjate kesaj periudhe tre-mujore. Dokumentet e Propozimit ShtetiWeb per Reformen Administrative dhe Territoriale ndodhen ne Reforma e Shtetit.

Per te ndihmuar Komisionin e posaçem parlamentar ne kryerjen e misionit te tij po risjellim ne kujtese materialet kryesore te punes se grupit te punes se portalit:

PROPOZIMI SHTETIWEB

PER REFORMEN ADMINISTRATIVE DHE TERRITORIALE 

Ky propozim përmbledh rezultatet e një procesi konsultimi tre-mujor në të 12 Qarqet aktuale përmes 250 intervistave dhe 12 Tryezave të Punës

Prezantimet e Propozimit ShtetiWeb i gjeni në Decentralizimi & Riorganizimi Territorial

Hartat e Reja të Rajoneve dhe Bashkive i gjeni në Ndarja e Re administrative Territoriale

Prezantimi i “Propozimi Shtetiweb për Reformën Administrative Territoriale” në Komisionin Parlamentar të Reformës

Vizioni i ShtetiWeb per Reformen Administrative Territoriale

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi