Mosbindja Civile

Mosbindja civile është një formë e luftës politike, e kryer nga një individ i vetëm ose më shpesh nga një grup njerëzish të organizuar, që kryejnë shkeljen e vetëdijshme të një ligji specifik, i cili konsiderohet veçanërisht i padrejtë. Shkelja bëhet nëpërmjet manifestimeve publike, në mënyrë që të bëhen evidente për të gjithë sanksionet e parashikuara nga vetë ligji.

Qëllimi i atyre që zbatojnë këtë strategji të luftës është të nxjerrin në pah, me anë të mosbindjes së tyre, padrejtësinë, sipas mendimit të tyre, e ligjit dhe pasojave që sjell zbatimi i tij.  Pas një akti të mosbindjes civile, si për çdo shkelje të ligjit, bëhet hetimi përkatës penal; në kuadër të kësaj lufte, protestuesit mund të vazhdojnë veprimin e tyre politik, duke i denoncuar publikisht arsyet për të cilat ata e konsiderojnë të gabuar ligjin që kontestojnë.

Në çdo rast mosbindja civile nuk mund të konsiderohet si një rrethanë lehtësuese sa i përket sanksionit penal, që duhet domosdoshmërisht të pasojë shkeljen e ligjit, deri sa nuk ka ndodhur ndryshimi i dipozitave të kontestuara të vetë ligjit; kjo lidhet me respektin e ligjit si një instancë më e lartë ndaj ndërgjegjes së individit. Nëse, nga ana tjetër, nëse nisemi nga supozimi se Shteti është një ndërtim njerëzor, që nuk është i pagabueshëm dhe se është e drejta e qytetarëve që të jenë vigjilentë në mënyrë që Shteti të mos abuzojë me fuqinë e tij, atëherë në këtë këndvështrim, mosbindja civile duket të jetë një rrugëdalje e lavdërueshme.

Termi “civil disobedience” është futur në shekullin e 19-të në SHBA (1849) nga shkrimtari dhe filozofi H.D. Thoreau, i burgosur për refuzimin e pagesës së taksave lidhur me luftën kundër Meksikës. Emancipimi kombëtar indian nuk do të kishte qenë i mundur pa veprimet e mosbindjes civile të Gandit, i cili fliste edhe për rezistencën civile. Gandi në 1930 thoshte: “Ne pushojmë së bashkëpunuari me qeveritarët tanë kur veprimet e tyre duken të padrejta për ne. Kjo është rezistenca pasive.” Mosbindja civile fitoi rezonancë politike në Indi me lëvizjen e rezistencës pasive të shpallur nga frymëzimi i Gandit nga komiteti i kongresit Panindian të Delhit (1921). Në vitet 1960 mosbindja civile u përhap në SHBA nga lëvizja për të drejtat civile të promovuara nga M.L. King kundër diskriminimit racial. Edhe lufta e Vietnamit çoi në një lëvizje të madhe të mosbindjes civile nga të rinjtë që refuzuan të përmbushnin detyrën e shërbimit ushtarak. Në Itali, pas njohjes së kundërshtimit të ndërgjegjshëm ndaj shërbimit ushtarak (1972), fushatat e mosbindjes civile u kryen kryesisht nga Partia Radikale (për çështje të tilla si liberalizimi i abortit dhe drogave të buta) dhe nga lëvizja e paqes.

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan