Sistemi i ri i Drejtësisë
Sistemi i ri i Drejtësisë në Shqipëri është rezultat i kurorëzimit me sukses i Reformës në Drejtësi. Kuvendi i Shqipërisë në mesnatën e 21 korrikut 2016 miratoi me unanimitet (140 vota) ligjin 76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar.”
Ndryshimet kushtetuese pasuan me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë më 6 tetor 2016 të ligjeve të organeve te reja dhe atyre ekzistuese si dhe të organizimit dhe funksionimit të tyre.
Ja organet e systemit të ri të Drejtësisë:
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Organet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK):
- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
- Komisioneri Publik
- Kolegji i Apelimeve
- Vëzhgues ndërkombëtarë
Më 30 mars 2017 Kuvendi i Shqipërisë miratoi dhe 7 projektligjet e tjera të reformës: “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, “Kodi i Drejtësisë për të Mitur”, “Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, “Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.