Në fillimet e tranzicionit
|
|||||||||||
Nga parathënia e Prof. Afrim Krasniqit:
“Libri “Në fillimet e tranzicionit” i plotëson këto pritshmëri, dhe përmes shfletimit të tij, na ndihmon të gjithëve ta njohim më mirë vitin e jashtëzakonshëm dhe unik 1991, të thënat e të pathënat rreth tij, diferencën midis Shqipërisë që aspiruam, Shqipërisë që gjetëm, Shqipërisë që kishim PARATHËNIE xv dhe Shqipërisë që lamë ditët kur morën udhën e tranzicionit, duke ditur destinacionin, por duke mos ditur rrugën që duhet të ndiqnim. Me syrin e studiuesit të proceseve politike, botime të tilla për situata kaq komplekse, të shpejta, plot të panjohura, të papritura dhe eksperimente, na lejojnë të provojmë tezën e V. Havel se “fati i shoqërive në tranzicion varet nga viti i parë i tij; nëse arrini ta kuptoni atë i keni kuptuar të gjitha, nëse arrini ta pranoni atë i keni pranuar të gjitha, nëse keni sukses përgjatë tij rruga e suksesit afatgjatë do të jetë më e lehtë, por nëse jeni të zhgënjyer prej tij me siguri zhgënjimi do jetë gjithashtu i gjatë”. Shqipëria e tranzicionit, në shumë aspekte, ka pasur dhe ka për simbol bilancin gri të vitit 1991 dhe gjithçka përfaqëson ai.”