6. Përfaqësimi i minoriteteve
Intervistën e plotë mund ta lexoni në: Fillimi 1 2 3 4 5 6
HL: Disa autorë kanë propozuar mënyra të reja për të siguruar një përfaqësim më të mirë në asambletë demokratike, për shëmbull duke futur kampione të rastit apo përdorur lotarinë. Çfarë mendoni për këto propozime?
Nadia Urbinati: Unë jam skeptik dhe kritik i këtyre ideve, veçanërisht për sa i përket idesë së forumeve deliberative të përbërë nga qytetarët e përzgjedhur nga kampione të rastit. Këta qytetarë janë zgjedhur në të vërtetë si anëtarë të një grup personash (që karakterizohet nga mosha, të ardhurat ose gjinia) ashtu si individët ishin reflektim i grupit të tyre. Unë nuk e kuptoj qëllimin e këtyre praktikave.
HL: Por nëse qëllimi do të ishte thjesht për të korrigjuar një çekuilibër objektiv, si nënpërfaqësimi i grave në asambletë demokratike? Ideja është që një kampion i rastit do të krijonte asamble, përbërja e të cilave është më afër përbërjes reale të popullsisë, sesa kur formohet nga sistemet ekzistuese të përfaqësimit.
Nadia Urbinati: Në teori, unë jam kundër kuotave, për dy arsye. Së pari, sepse kuotat përbëjnë shkelje të parimeve themelore të qytetarisë demokratike dhe së dyti, për shkak se ato paraqesin masa të jashtëzakonshme të ndërmarra për të mbrojtur një pakicë (p.sh, një pakicë etnike) të rrezikuar nga absorbimi prej shumicës. Por gratë nuk janë një pakicë që duhet të jetë e mbrojtur. Mungesa e pranisë përfaqësuese të grave nuk është rezultat i një shumicë të madhe që duhet të jetë e kontrolluar, por i një shumice e cila është e pjesshme dhe jo përfshirëse në tërësinë e shumicës së saj. Edhe pse kuotat ndoshta nuk janë zgjidhja më e mirë, nganjëherë mund të jetë e nevojshme që të shkelen parimet kur është puna për të ndrequr një padrejtësi flagrante (kjo ka ndodhur me politikat pozitive të diskriminimit). Mungesa e grave në listat e kandidatëve dhe në parlament është një formë e padrejtësisë edhe nëse ajo nuk bie në kundërshtim me asnjë parim kushtetues. Siç kam thënë më parë, një element thelbësor i përfaqësimit politik është prania informale dhe indirekte përmes ideve dhe votimit. Është ky dimension që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje kur themi se gratë duhet të jenë të pranishme në vendet ku bëhen programet politike. Për më tepër një parlament, i cili është vetëm një parlament mashkullor është, parë nga jashtë, natyrisht jo përfaqësues! Imagjinoni një vend ku parlamenti do të ishte në thelb i përbërë nga gratë. A nuk mendoni se qytetarët (qytetarët meshkuj) do vinin në pikëpyetje përfaqësueshmërinë e tij dhe do ta akuzonin atë për njëanëshmëri në favor të femrave? Është e vërtetë, se meqënëse janë idetë, e jo njerëzit që kanë rëndësi për përfaqësimin, gratë mund të përfaqësohen nga burrat. Mundësia e rritjes së numrit të grave në parlament nuk do të ndryshonte gjë në cilësinë e politikës. Por si do të dukej politika e një parlamenti i përbërë gjysma e tij prej grave? Është e vështirë për të përgjithësuar pa mbështetjen e përvojës.
Në çdo rast, edhe pse unë mund të identifikohem me idetë e përfaqësuesve meshkuj, unë nuk dyshoj se idetë janë një koktej që burrat dhe gratë sajojnë përmes jetës së tyre të përditshme shoqërore. Pra, në vend të kuotës, unë mendoj se do të ishte më e përshtatshme për të pranuar një politikë të 50%. Secila listë e kandidatëve duhet të përbëhet nga një listë te dyfishtë, në mënyrë që të ketë numër të njëjtë të kandidatëve meshkuj dhe femra. Kjo do t’i jepte një liri të vërtetë zgjedhjes dhe nuk do të duhej të vendoseshin kuota.
Bernard Manin: Unë nuk jam armiqësor ndaj eksperimentimit institucional. Dhe fleksibiliteti i qeverisjes përfaqësuese lejon futjen e dispozitivave shtesë. Për sa i përket çekuilibrit në përbërjen e asambleve përfaqësuese, nuk ka dyshim se është i padëshirueshëm. Por kjo nuk do të thotë se secili prej kategorive që përbëjnë popullsinë mund të ishtë i përshtatshëm të përfaqësohej nga anëtarët e saj. Ky do të ishte parimi i përfaqësimit – pasqyrë, kundër së cilit është krijuar në mënyrë eksplicite qeverisja përfaqësuese, në veçanti në Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk është arkitektura institucionale që duhet t’I referohemi në mënyrë që të përfaqësohen gratë ose pasardhësit e emigrantëve. Mangësia konsiston sidomos në shmanien e madhe, që nuk pëson ndryshim për një periudhë të gjatë kohe midis përbërjes së parlamentit dhe përbërjes së popullsisë. Ky është një tregues që kategori të caktuara të popullsisë janë viktimat më të mundshme të handikapeve frenuese në prezantimin e kandidaturës. Proporcionet vazhdimisht të vogla të vendeve të femrave në parlamente mund të spjegohen veçse me pengesat, materiale apo kulturore, që kanë gratë që dëshirojnë të kandidatohen. Këtu, si me të drejtë thotë Nadia, ka një shkelje të barazisë themelore politike.
Zgjidhja nuk konsiston në vendosjen e kuotave të përhershme, por së pari në identifikimin e shkaqeve të këtyre handikapeve frenuese, pastaj të gjënden ilaçet përmes masave sociale të përshtatshme (duke e bërë, për shembull, karrierën politike më shumë në përputhje me vendin e lindjes). Së fundi, në qoftë se konstatohen se këto të meta vijnë për shkaqe kulturore dhe të paragjykimeve, mund të përdoren stimuj ose dispozita detyruese. Por është e preferueshme që këto dispozita të jenë të përkohshme (deri në zhdukjen e paragjykimeve) sepse ato megjithatë i kundërvihen lirisë së barabartë për të zgjedhur përfaqësuesit e vet.
Një handikap strukturor që meriton vëmendje të veçantë janë jo kategoritë socio-demografike, por të ashtuquajturit “sfidues” (kandidatët e rinj). Në shumë demokraci, të zgjedhurit gëzojnë avantazhe të ndryshme (burime, sidomos) kur ata prezantohen për t’u rizgjedhur. Avantazhet e tyre përbëjnë padyshim një handikap për sfiduesit (ata që kërkojnë të zgjidhen për herë të parë). Një konfigurim i tillë është dyfish difektoz. Nga njëra anë, shkelet parimi i lirisë së barabartë për të zgjedhur përfaqësuesit dhe, nga ana tjetër, pengohet rinovimi i personelit politik, duke kontribuar kështu në krijimin e imazhit të një klase politike të mbyllur, që synon të përjetësohet në pushtet.